Rajoni

Covid/ Në Itali regjistrohen 1108 të infektuar dhe 12 viktima në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 12 të vdekur, duke shkuar në total 35,553 persona që kanë humbur jetën që prej nisjes së pandemisë.
Featured image of article: Covid/ Në Itali regjistrohen 1108 të infektuar dhe 12 viktima në 24 orët e fundit Foto ilustruese

ITALI– Në shtetin fqinj, Itali shifrat e COVID-19 kanë rënë ndjeshëm krahasuar me ditët e fundit. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,108 raste të reja të koronavirusit, ndërsa të dielën ishin 1,297.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 12 të vdekur, duke shkuar në total 35,553 persona që kanë humbur jetën që prej nisjes së pandemisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rastet aktive pozitive janë 32,993, ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 223 të shëruar të cilët kanë lënë spitalet.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment