Bota

Covid në botë/ Vala e dytë e pandemisë “gjunjëzon” të gjitha vendet, numri i të infektuarve shkon në 58 milionë

Nga 58 milionë raste të gjitha me Covid-19, 16,647,542 janë raste aktive ndërsa 40,513,017e kanë kaluar virusin.
Featured image of article: Covid në botë/ Vala e dytë e pandemisë “gjunjëzon” të gjitha vendet, numri i të infektuarve shkon në 58 milionë Foto ilustruese

TIRANË– Vala e dytë e pandemisë së Covid-19 ka “gjunjëzuar” të gjitha vendet në botë. Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka shkuar në 58,548,003 ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 1,387,444. Nga 58 milion raste të gjitha me Covid-19, 16,647,542 janë raste aktive ndërsa 40,513,017e kanë kaluar virusin.

Vendet me të prekura nga pandemia që nga fillimi i saj janë: SHBA, në të cilën janë gjithsej 12,450,666 raste të shënuara aktive, dhe 261,790 kanë humbur jetën, India është në vend të dytë me 9,095,908 raste pozitive dhe 133,263 persona kanë humbur jetën, në vend të tretë është, Brazili me 6,052,786 raste pozitive dhe me 169,016 viktima, vendi i 4 në botë për nga rastet pozitive me Covid është, Franca me 2,127,051 dhe me 48,518 humbje jete. Në vend të 5 është, Rusia me 2,089,329 raste pozitive dhe me 36,179 humbje jete, ndërsa ne vend të 6 është, Spanja me 1,589,219 raste pozitive dhe 42,619 persona kanë humbur jetën.

Në vend të 7 është, Britania e Madhe me 1,493,383 raste pozitive dhe me 54,626 perona që kanë humbur jetën, në vend të 8 është, Italia me 1,380,531 raste pozitive totale dhe 49,261 persona që kanë humbur jetën. Në vend të 9 është Argjentina me 1,366,182 persona të infektuar dhe 36,902 humbje jete, ndërsa në vend të 10 është, Kolumbia me 1,240,493 raste të regjistruara pozitive dhe 35,104 humbje jete.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vala e dytë e pandemisë i ka goditur të gjithë botën. Shumë vende kanë ashpërsuar masat anti-Covid këto javët e fundit. Disa nga vendet me të prekura në botë nga vala e dytë e pandemisë e kanë vendosur vendin në karantinë të pjesshme ku në to bëjnë pjesë Franca, Spanja, Italia, Irlanda e Veriut, Belgjika, Greqia, Gjermania, Zvicra,Suedia, Kosova dhe Skocia. Nga vendet që janë futur në karantinë shumë prej tyre janë me orë policore si dhe dalja është e kufizuar dhë mënyra e vetme për të dalë është nëpërmjet sms-ve.

Ndërkohë që deri tani janë prodhuar tre vaksina anti-Covid. Vaksina e parë është prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech dhe është 95% efektive. E dyta është nga AstraZenca e cila pritet që të dalë në dhjetor, ndërsa vaksina e fundit është prodhuar dje nga Moderna me efikasitet 94,5%. Ende nuk është bërë se ditur saktësisht se kur do të filloj shpërndarja e vaksinave në të gjithë vendet e tjera të botës, por ditën e djeshme u deklarua se Pfizer dhe BioNTech dorzuar kërkesën te FDA për autorizim përdorimi emergjent.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment