Aktualitet

COVID futet dhe në Komisariatin e Kuçovës, rezulton i prekur shefi i Rendit. Frikë tek efektivët e tjerë

Sipas burimeve të Dosja.al bëhet me dije se është infektuar shefi i Rendit në Komisariatin e Kuçovës, i cili ka ngjallur frikë tek efektivët e tjerë.
Featured image of article: COVID futet dhe në Komisariatin e Kuçovës, rezulton i prekur shefi i Rendit. Frikë tek efektivët e tjerë Foto Ilustruese

BERAT- COVID-19 vijon përhapjen me ritme të shpejta në të gjithë Shqipërinë. Sot është konfirmuar dhe një rast i ri në qytetin e Kuçovës.

Sipas burimeve të Dosja.al bëhet me dije se është infektuar shefi i Rendit në Komisariatin e Kuçovës, i cili ka ngjallur frikë tek efektivët e tjerë. Të gjithë policët që kanë pasur kontakte me shefin e Rendit kanë kryer tamponin dhe tashmë janë të izoluar në përgjigje të rezultatit.

Nga ana tjetër mësohet se pas shfaqjes së rastit të parë me COVID-19 në Komisariatin e Policisë Kuçovë, është kryer dezinfektimi i plotë i të gjitha ambienteve të këtij komisariati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë në raportimin për situatën e 24 orëve të fundin bën me dije se deri tani nga COVID-19 kanë humbur jetën 199 qytetarë. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit pas 561 testeve janë konfirmuar dhe 136 raste të reja. Tashmë në të gjithë vendin janë 2870 persona janë aktivë me koronavirus, ndatë cilët 112 po trajtohen në dy spitalet COVID dhe 3 janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment