Sport

COVID eliminon Dritën nga Champions, rrugëtimi i skuadrës nga Kosova vijon në Europa League

Sipas UEFA-s, skuadra nga Kosova ka humbur ndeshjen 3 me 0 në tavolinë, pasi nuk mund ta zhvillonte dot për shkak se një lojtar rezultoi me COVID-19.
Featured image of article: COVID eliminon Dritën nga Champions, rrugëtimi i skuadrës nga Kosova vijon në Europa League Drita e Gjilanit

KOSOVË- UEFA ka marrë vendimin për skuadrën e Dritës së Gjilanit dhe ka vendosur që ta eliminojë nga turi paraeliminator i Champions Leauge. Sipas UEFA-s, skuadra nga Kosova ka humbur ndeshjen 3 me 0 në tavolinë, pasi nuk mund ta zhvillonte dot për shkak se një lojtar rezultoi me COVID-19.

Autoritetet zvicerane e anuluan ndeshjen e së martës shkaku i infektimeve me Covid-19 në skuadrën e Dritës, ndërsa dje UEFA mori vendim që skuadrës së Ardian Nuhiut t’ia shuajë ëndrrat për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por sipas rregullores së qeverisë së futbollit evropian, rrugëtimi i Dritës nuk mbyllet këtu. Gjilanasit tani do të luajnë në raundin e dytë kualifikues në Europa League.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment