Bota

COVID-19 “zbraz” burgjet në Kaliforni, pritet lirimi i 8 mijë të burgosurve, ja kriteret që duhet të plotësojnë

California do të lirojë 8 mijë të burgosur si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 nëpër burgje. Kjo masë është marrë, për të krijuar më shumë hapësirë, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.
Featured image of article: COVID-19 “zbraz” burgjet në Kaliforni, pritet lirimi i 8 mijë të burgosurve, ja kriteret që duhet të plotësojnë Burgu San Quentin

SHBA-Kalifornia do të lirojë 8 mijë të burgosur për të krijuar më shumë hapësirë dhe për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në burgje. Ky vendim u mor pasi 1/3 e burgut “Quentin State” në San Frnasisco, përfshirë edhe stafin, rezultuan pozitivë. Çdo i burgosur që do të lirohet, do të testohet brenda 7 ditësh, përpara se të rikthehet në shoqëri. Nga të dhënat e sistemit të burgjeve në Kaliforni, rezulton se 5841 të burgosur janë me COVID-19, ndërsa në dy javët e fundit janë shënuar më shumë se 860 raste të reja.

Këto masa janë marrë për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e të burgosurve dhe stafit“, u shpreh një zyrtar i burgjeve.

Si pasoje e këtyre masave, më shumë se gjysma e të burgosurve mund të lirohen brenda muajit. Bëhet fjalë për ata që kanë më pak se 6 muaj burg. E përkthyer në shifra, deri në fund të korrikut, priten të lënë qelitë rreth 4800 të burgosur.   Në listën e të burgosurve që do të lirohen, do të përfshihen ata që nuk janë dënuar për vepra të rënda dhe me natyrë seksuale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për shkak të rritjes së shifrave të COVID-19, 100 të burgosur u transferuan nga “San Quentin” në “Chino”, pa u bërë testet. Edhe burgu i “Chino” ndërkohë është një vatër e COVID-19, pasi edhe atyr janë konfirmuar qindra raste.  Në “San Quentin” nuk është shënuar asnjë rast në muajt e parë të pandemisë, por tashmë në këtë burg numërohen 1336 raste, në mesin e të cilëve 205 janë punonjës. mAktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, numërohen 3.24 milion raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, në mesin e të cilëve 136 mijë kanë ndërruar jetë.

Marrë nga NPR

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment