
BERAT– 14 raste të reja me koronavirus janë regjistruar ditën e sotme në Berat.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 4 raste me koronavirus janë regjistruar vetëm në burgun e Beratit, ku mësohet se të infektuarit janë 1 gardian burgu, 1 operator i IEPV, 1 guzhinier dhe 1 inspektor i burgut.
Infektimet nga Covid-19 janë përhapur edhe në Spitalin Rajonal të Beratit, ku vetëm në Repartin e Karantinës Covid-19, kanë rezultuar pozitive një mjeke infeksioniste dhe një infermiere, ndërkohë që sot janë konfirmuar me koronavirus edhe 2 infermiere në Qendrën Shëndetësore Nr.2 në Berat.
Të infektuar me koronavirus janë regjistruar edhe në Prokurorinë dhe Gjykatën e Beratit. Buime bëjnë me dije se është prekur nga sëmundja vdekjeprurëse një prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat. Po ashtu janë prekur me Covid-19 edhe 2 punonjëse në Gjykatën e Rrethit të Beratit. Mësohet se si pasojë, Gjykata është e mbyllur prej një jave dhe funksionon vetëm për gjyqet me raste urgjente.
(A.k.dosja.al)