LIVE UPDATES
Aktualitet

Covid-19 “ul” fitimin e tregut të sigurimeve, në rënie me 4.3% për 9-mujorin 2021

7 Janar 2022, 06:28 Nga DOSJA

TIRANË – Kompanitë e sigurimeve e përmirësuan ndjeshëm performancën financiare në tremujorin e tretë të vitit, por fitimet e tregut ngelen ende në nivele më të ulëta krahasuar me vitin e kaluar.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se në fund të 9-mujorit fitimi neto i kompanive të sigurimit arriti në 1.15 miliardë lekë. Rezultati neto i 9-mujorit ngelet ende më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me 4.3% më pak, por rënia është ngushtuar ndjeshëm krahasuar me nivelin 30% që ishte shënuar në fund të 6-mujorit të parë.

Rënia e fitimeve të tregut i detyrohet rezultatit në rënie në segmentin e sigurimit të jetës, ku ndërmarrjet raportuan fitime neto për 76 milionë lekë, me një tkurrje prej 52% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithëse primet e shkruara bruto në sigurimin e jetës janë rritur me 25%, tkurrja e fitimeve ka ardhur paralelisht nga rritja e shpenzimeve neto për pagesën e dëmeve, por edhe nga rritja e shpenzimeve të marrjes në sigurim. Të dhënat e AMF-së tregojnë dëmet neto në tregun e sigurimit të jetës për 9-mujorin 2021 arritën në 251 milionë lekë, me një rritje prej 23% krahasuar me një vit më parë. Kompanitë e sigurimit të jetës janë prekur ndjeshëm nga rritja e vdekjeve që është regjistruar në periudhën pas pandemisë dhe efektet në dëme janë ndier sidomos gjatë këtij viti. Por, nga ana tjetër, ato kanë rritur edhe shpenzimet e marrjes në sigurim, që prekën vlerën e 335 milionë lekëve, 44% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shpenzimet e marrjes në sigurim konsistojnë kryesisht në komisione për shitjen e produkteve të sigurimit. Në tregun shqiptar, ato prekin nivele shumë të larta dhe shpesh kompanitë shpenzojnë më shumë për komisione, sesa për dëme, siç edhe ka ndodhur me kompanitë e sigurimit të jetës.

Segmenti më i madh i tregut, ai i sigurimeve të jo-jetës, këtë vit po shfaq një performancë më të mirë. Fitimi neto ka arritur në 1.07 miliardë lekë, me një rritje prej 3.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në këtë segment primet e shkruara bruto, që përbëjnë bazën kryesore të të ardhurave të siguruesve, janë rritur me 17.5% krahasuar me një vit më parë. Por, edhe në tregun e jo-jetës po paguajnë më shumë dëme në vlerë neto. Vlera totale e tyre arriti në 3.45 miliardë lekë, 29% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithëse në terma bruto këtë vit rezultojnë të paguara më pak dëme, diferencën e ka bërë kryesisht rënia e pjesës së paguar nga risiguruesit në totalin e dëmeve. Vitin e kaluar, pjesa më e madhe e dëmeve në tregun e sigurimit të jo-jetës lidheshin me tërmetin e nëntorit 2019. Duke qenë se sigurimi i katastrofave është një përgjegjësi që në pjesën më të madhe i transferohet risiguruesve, shumica e dëmeve nga kjo ngjarje u pagua prej tyre. Këtë vit, struktura e dëmeve i është kthyer normalitetit dhe dominohet sidomos nga sigurimet e detyrueshme motorike. Kjo ka bërë që dëmet neto të paguara nga kompanitë e sigurimieve të rriten.

Faktor tjetër është edhe në këtë rast rritja e shpenzimeve të marrjes në sigurim, që për 9-mujorin kishin vlerën e 3.88 miliardë lekëve, 19% më shumë se një vit më parë. Vlera e tyre është në nivele më të larta krahasuar me dëmet e paguara neto, duke u bërë një faktor me rëndësi përcaktuese në rënien e fitimeve të tregut. Duke filluar nga 1 janari i këtij viti, AMF ka vendosur një komision tavan prej 20% për sigurimet e detyrueshme motorike, që janë edhe produkti me peshën kryesore në tregun e jo-jetës. (MONITOR)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti i mbikëqyrjes financiare covid19 tregu i sigurimeve autoriteti i mbikëqyrjes financiare covid19 tregu i sigurimeve

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni