Aktualitet

COVID-19, Tomini: Është testuar çdo kontakt familjar dhe sekondar

Sipas saj në Shqipëri janë testuar të gjitha rastet e dyshuara, kontaktet e ngushta familjare dhe kontaktet sekondare.
Featured image of article: COVID-19, Tomini: Është testuar çdo kontakt familjar dhe sekondar Eugena Tomini në Ora News

TIRANË– Edhe ekspertët e pranojnë që testimi për koronavirus është shumë i rëndësishëm. Në një intervistë për Ora News, Eugena Tomini nga ISHP thotë se për testimet janë ndjekur strategjitë e rekomanduara nga OBSH.

Sipas saj në Shqipëri janë testuar të gjitha rastet e dyshuara, kontaktet e ngushta familjare dhe kontaktet sekondare.

Tomini: Është e rëndësishme të kryhen testime sepse prej të cilave ne nxjerrim diagnozën që është e rëndësishme për ti treguar personave që jeni të prekur dhe duhet të kufizoheni. Ndërkohë indirekt, karantina apo masat e distancimit social e kanë bërë këtë vetëkufizim të qytetarëve. Çdo rast që ka qenë i dyshuar  në çdo rajon të Shqipërisë nuk është neglizhuar për tu testuar. Çdo kontakt i ngushtë familjar apo kontakt sekondar janë testuar. Kjo ka qenë një strategji e ndjekur dhe e rekomanduar nga OBSH. Një strategji që u menaxhua jashtëzakonisht mirë që në rastet e para deri në këto momente. Dedektimi, izolimi dhe gjurmimi i rasteve ka sjellë disa vatra që ishin disa vatra të lokalizuara, këto vatra nga aktive janë bërë inaktive. Këto elementë të strategjisë që janë ndjekur e kanë sjellë epideminë të butë në Shqipëri. 

Sipas Tominit nëse në fasoneritë nuk zbatohet distancimi social do të pezullohet aktiviteti i tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tomini: Nëse nuk do të kemi kushte të distancimit fizik, mjetet e higjienës personale sigurisht që këto fasoneri nuk do të figurojnë në aktivitetin e tyre. Gjurmimi epidemiologjik i thelluar dhe shumë i zgjeruar kundrejt këtyre fasonerive, një monitorim i fasonerive që po kryhet në mbarë vendit do të bëjë që të pezullohen aktivitetet nëse masat nuk do të respektohen dhe ligji do të veprojë në kohën e duhur. 

Marrë nga OraNews

(f.m/dosja.al)

Shto Koment