Aktualitet

COVID-19/ Thirrja e mjekut të QSUT-së: Epidemia do të vazhdojë, jemi përball një realiteti jo të lehtë, respektoni rregullat

Mjeku iu bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për koronavirusin. Ai thekson se epidemia do të vazhdojë.
Featured image of article: COVID-19/ Thirrja e mjekut të QSUT-së: Epidemia do të vazhdojë, jemi përball një realiteti jo të lehtë, respektoni rregullat Andrin Tahiri, mjek

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar videon-mesazhin e Andrin Tahirit, Shef Shërbimi i Toksikologjisë Klinike QSUT. Mjeku thekson se situata epidemike do të vazhdojë, ndaj duhet të përshtatemi me këtë lloj situate duke edukuar sjelljen tonë.

“Është e dukshme që situata e epidemisë do vazhdojë. Do vazhdojmë edhe në të përballemi. Por duhet të dimë të përshtatemi me këtë lloj situate, duke edukuar sjelljen tonë. Ju lutem bëni kujdes! Respektoni rregullat e higjienës, evitoni adhjet e panevojshme në spital! Kujdes me distancimin social! Maska, kaq e thjeshtë për t’u mbajtur dhe kaq e lehtë për t’u vënë. Jemi përballë një realiteti jo të lehtë”, apelon ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky apel i mjekut vjen në një kohë kur koronavirusi është përhapur gjerësisht në vendin tonë.  Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar dhe 139 raste të reja me COVID dhe kanë humbur jetën 6 pacientë. Po ashtu edhe rastet e shtruara në spital janë shtuar dhe rastët aktive janë më shume se 2500 në të gjithë vendin.

J.V/Dosja.al

Shto Koment