Aktualitet

90 minuta në dispozicion për të lëvizur dhe prapë ka shkelje/ Ashpërsohen dënimet në Kodin Penal, çfarë do miratohet javën që vjen (PROPOZIMI)

  • Ashpërsohet Kodi Penal për ata që shkelin karantinën: 15 vite burg
  • Shqiptarët mund të bëjnë pazar nga ora 05:00 deri në 13:00 të mesditës. Ndërkohë po përgatiten masa më të rrepta për shkelësit e karantinës.
    Featured image of article: 90 minuta në dispozicion për të lëvizur dhe prapë ka shkelje/ Ashpërsohen dënimet në Kodin Penal, çfarë do miratohet javën që vjen (PROPOZIMI) Kryeministri Edi Rama, pamje nga operacioni i policisë dhe dokumenti

    SHQIPËRI– Vendi është në ‘luftë’ me koronavirusin, dhe ndërkohë që të gjithë qytetarët janë izoluar në shtëpi, qeveria po merr masa për ‘rebelët’.

    Do të ashpërsohen ndryshimet e propozuara në Kodin Penal për të gjithë qytetarët që shkelin rregullat e karantinës. Kush shkel rregullat e karantinimit dënohet jo më vetëm me një gjobë prej 700 mijë lekësh, por rrezikon deri në 10 vjet heqje lirie. Nëse nga thyerja e karantinës shkakton vdekjen e personit tjetër, dënimi mund të shkojë nga 5-15 vite burg.

    Ndryshimet në Kodin Penal pritet që të miratohen javën tjetër, në seancën pleare të 16 prillit në Kuvendin e Shqipërisë. Megjithatë edhe pse paralajmërohen masa më të ashpra, edhe pse Policia patrullon rrugët, ende ka nga ata që e shkelin karantinën. 

    Gjatë 24 orëve të fundit, 29 shoferë janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe u është bllokuar mjeti. Nën hetim janë marrë 3 persona nga Tirana, Korça e Gjirokastra, të cilët nuk u janë bindur urdhërave të Policisë. Ndërsa 262 persona janë gjobitur me 10000 lekë pasi janë kapur duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë gjatë orarit të ndaluar.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Nuk mungojnë ndëshkimet edhe ndaj 6 njësive tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes. Megjithatë rebelimi do të duhet të vazhdojë edhe për pak, deri javën tjetër…

    Deri më tani shqiptarët mund të lëvizin (me arsye) për 90 minuta nga ora 05:00-13:00, duke marrë leje tek instancat përkatëse një ditë para daljes nga shtëpia. 

    k.m/J.V/Dosja.a

    • 11:29

      Thyen rregullat e karantinës, nën hetim 3 persona, 29 shoferë në ‘telashe'

      Policia e Shtetit ka vijuar me inspektimin në terren për shkelësit e karantinës, në një kohë kur vendi po përballet me koronavirusin. Gjatë 24 orëve të fundit, 29 shoferë janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe u është bllokuar mjeti. Nën hetim janë marrë 3 persona nga Tirana, Korça e Gjirokastra, të cilët nuk u janë bindur urdhërave të Policisë. Ndërsa 262 persona janë gjobitur me 10000 lekë pasi janë kapur duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë gjatë orarit të ndaluar. Nuk mungojnë ndëshkimet edhe ndaj 6 njësive tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes.

      NJOFTIMI I PLOTË:

      Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 29 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″. Janë proceduar penalisht 3 shtetas, 1 në Tiranë, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë; 1 në Korçë dhe 1 Gjirokastër, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 262 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë. Në të gjithë vendin janë konstatuar 6 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.
    • 10:14

      Ashpërsohet Kodi Penal për ata që shkelin karantinën: 15 vite burg për atë që ‘shpërndan’ koronavirusin

      Ashpërsohen ndryshimet e propozuara në Kodin Penal për të gjithë qytetarët që shkelin rregullat e karantinës. Kush shkel rregullat e karantinimit dënohet jo më vetëm me një gjobë prej 700 mijë lekësh, por rrezikon deri në 10 vjet heqje lirie. Nëse thyerja e karantinimit shkakton pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burg nga 3 deri në 10 vjet. Por nëse nga thyerja e karantinës shkakton vdekjen e personit tjetër, dënimi mund të shkojë nga 5-15 vite burg. Ky është dënimi më i rëndë i parashikuar, ndrërsa shkeljet e tjera variojnë nga disa muaj deri në 5 vjet heqje lirie.

      Kliko KËTU për të lexuar draftin e plotë

      Kush nuk i bindet rregullave të reja të nxjerra gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Nëse shkelja përsëritet, shkon nga 30 ditë deri në 1 vit burg. Të gjitha ndryshimet e reja në Kodin Penal, janë propozuar nga deputetja Edlira Bode dhe do të hidhen për diskutim të parat në seancën plenare, që do të zhvillohet më 16 prill. Lidhur me ndryshimet në Kodin Penal ka folur edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka pranuar një lehëtësim të mundshëm masash, por vetëm në rastin kur ndëshkimi do të kushtojë lirinë e qytetarëve ‘rebelë’.

    Shto Koment