Aktualitet

Koronavirusi infekton 174 persona në Shqipëri, 28 raste të reja, mes tyre edhe 4 fëmijë/ Numri i viktimave shkon në 6, mbushet Spitali Infektiv

  • Rama prezanton spitalin COVID4: Do kurohen pacientët bazikë, lehtësim për mjekët e Infektivit
  • Shtohen me shpejtësi rastet e të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri. Sot numri ka shkuar në 174 të infektuar. Ndërron jetë edhe viktima e gjashtë, për shkak të hipertensionit. Sakaq, numri i të shtruarve tek Spitali i parë COVID-19 që është Infektivi po shkon drejt përmbushjes, pasi janë zënë 73 shtretër. 
    Featured image of article: Koronavirusi infekton 174 persona në Shqipëri, 28 raste të reja, mes tyre edhe 4 fëmijë/ Numri i viktimave shkon në 6, mbushet Spitali Infektiv Ilustrim
    Përditësuar:

    SHQIPËRI- Shkon në 6 numri i viktimave në Shqipëri nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se tek Spitali i Infektivit humbi jetën pacientja 71-vjeçare, e infektuar me COVID-19. Sipas ministrisë, e moshuara ndodhej në terapi intensive, ( në frymëmarrje të drejtuar). Në total numri i të prekurve në vend, sot ka arritur në 174 të infektuar, me 28 raste të reja, 4 prej të cilëve janë fëmijë të mitur. Mësohet se ata janë vëllezër dhe se babai i tyre është gjithashtu i infektuar dhe ndodhet tek Spitali Infektiv në Tiranë.

    Sakaq, numri i të shtruarve tek Spitali i parë COVID-19 që është Infektivi po shkon drejt përmbushjes, pasi janë zënë 73 shtretër. Me mbushjen e Infektivit, është gati spitali COVID-2 që është “Shefqet Ndroqi”, ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se është gati edhe një spital i ri.

    Ndërkohë, burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy rinj në Elbasan janë të infektuar me COVID-19. Po kështu, është mbyllur është mbyllur pavioni i ortopedisë në Lezhë, pasi një paciente është infektuar me koronavirus. Dyshohet se edhe 3 persona të tjerë në Durrës janë të infektuar.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Po kështu, harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Të infektuar ka edhe në Lezhë, Shkodër, Vlorë, Kavajë e Elbasan, e Tropojë. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

    (J.V;F.G/Dosja.al)

    • 14:36

      Tjetër i infektuar në Korçë, shoferi i ambulancës së Maliqit pozitiv me covid-19

      Foto ilustruese

      Tjetër rast me koronavirus në Korçë. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se është infektuar me koronavirus edhe shoferi i ambulancës së Maliqit. Mësohet se shoferi ka shfaqur simptoma të infeksionit si temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje, duke bërë që t’i nënshtruar analizave me tampom që kanë rezultuar pozitive. Megjithatë ende nuk dihet se si është infektuar ai. Nuk dihet nëse ka pasur kontakt me ndonjë të infektuar që ka transportuar, apo e ka ‘marrë’ gjetkë, duke rrezikuar se ka infektuar të gjithë pacientët dhe epikin mjekësor që ka shoqëruar ditët e fundit. 

    • 12:46

      Të gjithë në një zyrë, 5 punonjës të Thesarit në Fier të infektuar me COVID-19, një tjetër dyshohet se është prekur

      Foto nga spitali Infektiv

      18 persona rezultojnë të infektuar me COVID-19 në qytetin e Fierit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 5 rastet e reja me COVID-19 në këtë qytet janë kolegë, punonjës të degës së Thesarit. Të pestë peronat janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre dhe gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar. Ndërkohë edhe një tjetër punonjëse e degës së Thesarit, që ka qenë në zyrë me ta ka  shenja të koronavirusit dhe pritet rezultati i analizave për të.

    • 12:00

      ‘Të infektuar nga Shefi i Urgjencës’/ MSH jep të dhënat, Tomini: Testimi doli negativ, skenarët që kemi në zbatim për spitalet

      Eugena Tomini, perfaqesuese e ISHP

      Asnjë nga punonjësit të Urgjencës Kombëtare nuk rezulton i infektuar me koronavirus. Eugena Tomini, përfaqësuese e Institutit të Shëndetit Publik raportoi sot edhe në emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe bëri me dije se nga stafi i Urgjencës përveç shefit, Skënder Brataj, të tjerët janë të paprekur. “Nga testimet, vetëm Brataj ka dalë pozitiv nga stafi i Urgjencës.”, –tha Tomini në një komunikim me gazetarët.

      Tomini sqaroi se protokolli klinik për fëmijët e prekur nga COVID-19 është miratuar dhe shtoi se spitali “Shefqet Ndroqi”, është gati për të pritur pacientë të tjerë të infektuar.

      “Kemi 4 fëmijë. Tek pediatria ka një pavion të veçantë të Infektivit. Sipas skenarëve, spitali “Shefqet Ndroqi” po transferon pacientët në Spitalin e Elbasanit, ndërsa Senatoriumi do të jetë COVID2. Ka gjithë setin e mjeteve mbrojtëse çdo mjek. Protokolli klinik për fëmijët është i miratuar, struktura është e ngritur, në momentin e duhur do viheni në dijeni.”-tha ajo.

    • 11:55

      I infektoi kunata, dalin detaje për 2 të infektuarit në Tropojë, burrë e grua e morën COVID-19, gjendja e tyre e mirë (MOSHA+PUNËT)

      Spitali i Tropojës

      Detaje të reja mësohen lidhur me dy të infektuarit e parë në qytetin e Tropojës. Pozitiv kanë dalë një çift bashkëshortësh të moshës 48-50 vjeç, nga qyteti i Bajram- Currit, banues në lagjen “Partizani”.

      Burime për Dosja.al bëjnë me dije se burri është punonjës i Shërbimit Informativ në Tropojë, ndërsa gruaja është mësuese. Dyshohet se të dy janë infektuar nga motra e bashkëshortit, e cila ka qënë së fundmi në Itali. Megjithatë të dy janë në gjendje të mirë, ndërkohë ka filluar edhe hetimi për persona të tjerë që kanë pasur kontakte të afërta me ta.

    • 11:46

      Rritet numri i të infektuave me COVID-19/ Mbërrin tek Infektivi një tjetër ambulancë, mjekët shfaqen si austronaut

      Një tjetër ambulancë ka mbërritur pak minuta më parë pranë spitalit Infektiv në Tiranë. Mësohet se brenda ambulancës ndodhet një i infektuar me COVID-19 dhe menjëherë sapomjeti mbërrin tek godina e Infektivit mjekët hapin dyert e tij. Nuk dihet gjendja e personit të infektuar. Po kështu, mjekët shfaqen të veshur me kostumet mbrojtëse.

    • 11:26

      28 raste të reja me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit, bilanci shkon në 174 të infektuar, mes tyre edhe 4 fëmijë

      174 persona të infektuar me koronavirus në Shqipëri, 28 prej të cilëve janë raste të reja të zbuluara përgjatë 24 orëve të fundit. Eugena Tomini bëri me dije se sot se mes të infektuarve janë 4 fëmijë, për fat të mirë pa shenja klinike, (përfshirë këtu dy fëmijët për të cilët njoftoi dje mjekia pediatre). Ndërkohë që përgjatë 24 orëve të fundit janë kryer 103 testime, ndërsa në Spitalin Infektiv numri i të shtruarve ka shkuar në 73, 3 prej të cilëve janë në terapi intesive dhe 2 janë të intubuar, (frymëmarrje e drejtuar). Harta e të infektuarve sot është zgjeruar me Tropojën me 2 raste, por epiqendra e virusit është Tirana, me 102 të prekur. Përsa i përket viktimës së gjashtë, e raportuar që prej mesnatës, 71-vjeçares, Tomini tha se vuante nga hipertensioni.

      NJOFTIMI I PLOTË:

      Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar.

      Ministria e Shëndetësisë: 28 raste të reja në 24 orë, 174 të prekur nga COVID-19

      Eugena Tomini Instituti i Shëndetit Publik informon për situatën më të fundit të COVID-19 në Shqipëri. Ju informojmë mbi situatën e fundit të përhapjes së COVID-19 në vendin tonë Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 103 testime. Deri në këto momente testuar 1144 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë. Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

      Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

      Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:


      – Tirane 102 raste
      – Durres 10 raste
      – Lushnje 4 raste
      – Elbasan 5 raste

      – Rrogozhine 2 raste
      – Fier 18 raste
      – Kavaje 4 raste
      – Korce 11 raste
      – Vlore 5 raste
      – Shkoder 3 raste
      – Lezhe 4 rast
      – Berat 1 rast
      – Has 2 raste
      – Kruje 1 rast
      -Tropoje 2 raste

      Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
      Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
      Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë. Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

    • 9:56

      Mbyllet pavioni i ortopedisë në Lezhë, një paciente është infektuar me koronavirus

      Mbyllet pavioni i ortopedisë në Lezhë pasi një paciente është infektuar me koronavirus. Ajo ishte operuar pak ditë më parë dhe kishte patur temperaturë, dhe pas kryerjes së analizës ajo rezultoi pozitive me covid-19. Stafi mjekësor dhe ai sanitar janë vendosur në karantine dhe u janë marrë tamponët dhe janë në pritje të rezultateve. Ky është rasti i dytë që rrezikon mjekët në Lezhë, pasi disa ditë më parë rezuloi e infektuar edhe një infermiere. 

    • 7:35

      Covid-19 përhapet shumë edhe tek të rinjtë, dy vëllezër në Elbasan të infektuar, babai i tyre ndodhet tek Infektivi

      Ilustrim

      Shënohen dy raste të reja me COVID-19 në qytetin e Elbasanit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy personat e infektuar janë vëllezër, përkatësisht 22 dhe 25 vjeç. Po kështu, këta të fundit janë djemtë e 60-vjeçarit, që rezultoi ditën e djeshme i infektuar. Të rinjtë janë karantinuar në banesën e tyre dhe gjendja e tyre shëndetore është e stabilizuar.

    • 00:11

      Shkon në 6 numri i viktimave në Shqipëri, vdes një tjetër paciente, MSh: Vuante nga hipertensioni

      Foto nga Infektivi

      Numri i viktimave nga koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 6. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar vdekjen e një tjetër pacienteje, të moshës 71 vjeçe, për të cilën shprehet se ishte në terapi intensive dhe e shtruar në Spitalin e Infektivit.

      Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri,”- shkruan mw tej ministria.

    Shto Koment