Politike

COVID-19/ Shkodra “vatër e kuqe”, ministri Lleshaj inspekton tregjet e qytetit: Shoh që nuk respektohet distanca sociale, duhet të thellohen masat

VIDEO
Ministri Leshaj vizitë në qytetin verior, inspekton tregjet. Ditën e sotme janë shënuar edhe 6 raste të reja me COVID-19 në Shkodër.
Featured image of article: COVID-19/ Shkodra “vatër e kuqe”, ministri Lleshaj inspekton tregjet e qytetit: Shoh që nuk respektohet distanca sociale, duhet të thellohen masat Sandër Lleshaj

Shkodër-Ditën e sotme, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj bashkë me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun ndodhen në Shkodër, ku inspektuan tregjet në këtë qytet. Lleshaj dhe Veliu vendosi që të vizitojë Shkodrën, pasi në këtë qytet, ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve. Gjatë fjalës së tij, ministri u shpreh se duhet të merren më shumë masa në tregjet e qytetit, pasi sipas tij qytetarët nuk po respektojnë as distancimin social.

“Shoh që nuk respektohet distanca sociale. Shoh që masat e marra janë të pjesshme.  Evidentoni grumbullimet, përdorni maska dhe doreza. Duhet të thellojmë masat në tregjet e Shkodrës”, është shprehur Lleshaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme janë konfirmuar edhe 6 raste të reja me COVID-19 në qytetin verior. Mësohet se mes të infektuarve janë edhe 2 familjarë të të moshuarës që ndërroi jetë dy ditë më parë. Po ashtu, i infektuar ka rezultuar edhe infermieri, i cili i ka shërbyer për një muaj 80-vjeçares. Ndërkohë, në të gjithë vendin rezultojnë të infektuar 361 persona dhe janë shënuar 21 viktima. Ndërsa, 104 persona kanë fituar betejën me COVID-19. Që nga shfaqja e rasteve të para Shqipëria ka bërë 2396 testime me tampon. Ndërsa mosha mesatare e të infektuarve është 50 vjeç.

J.V/Dosja.al

Shto Koment