Aktualitet

COVID-19/ Rama nxjerr fotot: “Lasgushi” po ngarkohet në Stamboll me armë mbrojtëse

FOTO
Kryeministri Rama ka publikuar disa foto ku shfaqet avioni i "Air Albania" në Stamboll, në të cilin po ngarkohen mjete mbrojtëse.
Featured image of article: COVID-19/ Rama nxjerr fotot: “Lasgushi” po ngarkohet në Stamboll me armë mbrojtëse Edi Rama dhe "Lasgushi"

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se Shqipëria po merr nga Turqia mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor dhe pacientët, për t’u mbrojtur nga COVID-19. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Rama tregon se avioni i ”Air Albania” me emrin “Lasgushi” ndodhet në Stamboll, ku po merr mjetet mbrojtëse.

“LASGUSHI NË KËTË ÇAST DUKE U NGARKUAR NË STAMBOLL ME ARMË PËR MBROJTJEN E JETËS SË PACIENTËVE DHE MJEKËVE TANË”, shprehet Rama teka poston dhe foto të avionit, në të cilin po ngarkohen mjetet mbrojtëse.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

J.V/Dosja.al

Shto Koment