Bota

Covid-19 qëndron në çdo sipërfaqe/ virologu australian: Lani me sapun frutat e perimet siç lani dhe duart

Një virolog nga Sidnej ka thënë se “çdo sipërfaqe përbën rrezik të madh” kur vjen puna te COVID-19 dhe çdo njeri duhet të jetë I kujdesshëm sidomos kur marrin fruta në supermarket.
Featured image of article: Covid-19 qëndron në çdo sipërfaqe/ virologu australian: Lani me sapun frutat e perimet siç lani dhe duart pamje e nje supermarketi

AUSTRALI- Duke qenë se koronavirusi është një sëmundje me shumë të panjohura rreziku i tij mund të jetë në çdo sipërfaqe.

Një virolog nga Sidnej ka thënë se “çdo sipërfaqe përbën rrezik të madh” kur vjen puna te COVID-19 dhe çdo njeri duhet të jetë i kujdesshëm sidomos kur marrin fruta në supermarket.

“Ai ka thënë se ashtu siç lani duart me sapun duhet të lani edhe frutat dhe perimet pasi virusi qëndron në çdo sipërfaqe. “Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që të lajmë ato që blejmë me sapun sapo t’i sjellim në shtëpi. Nuk duhet të mendojmë se nxehtësia e gatimit do ta vrasë virusin. Duhet t’i lajmë me ujë të nxehtë dhe me sapun, njësoj siç bëjmë me duart”,-ka thënë profesori i Universitetit të Sidnejt, Timothy Newsome, i specializuar për infeksione dhe në virologji.

Gjithashtu tha se është e pamundur që të testohet që frut që qëndron në supermarkete, por e rëndësishme është që të kemi kujdes ndaj higjenës, sidomos ndaj gjërave që hamë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk mund të testojmë çdo avokado për koronavirus dhe prekja e frutave e perimeve nga njerëzit përbën një rrezik të madhe”– shton virologu.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment