Showbiz

Covid-19 ‘pushton’ muzikën/ Revoltohen këngëtarët me famë botërore,  ‘yjet’ kërkojnë hapjen e koncerteve live, mes tyre Dua Lipa dhe…

Së fundmi këngëtarët me famë botërore si  Ed Sheeran, Rita Ora dhe Dua Lipa janë bërë pjesë mes 1.500 artistëve që kanë nënshkruar një letër të hapur për sekretarin të kulturës në Britani  ku bëjnë thirrje për mbështetje për skenën e muzikës live të Mbretërisë së Bashkuar.
Featured image of article: Covid-19 ‘pushton’ muzikën/ Revoltohen këngëtarët me famë botërore,  ‘yjet’ kërkojnë hapjen e koncerteve live, mes tyre Dua Lipa dhe… Dua Lipa dhe Rita Ora

BRITANI E MADHE– Pandemia e koronavirusit solli një rënie edhe në industrinë e muzikës ku për të parandaluar sëmundjen vdekjeprurëse u anuluan koncertet dhe tubimet e mëdha. Mirëpo edhe pse disa shtete kanë bërë lehtësimin e masave, zhvillimi i koncerteve live as që nuk diskutohet.  Të prekur nga kjo situatë nuk janë vetëm këngëtarët shqiptarë por edhe ato botërorë.

Së fundmi këngëtarët me famë botërore si  Ed Sheeran, Rita Ora dhe Dua Lipa janë bërë pjesë mes 1.500 artistëve që kanë nënshkruar një letër të hapur për sekretarin të kulturës në Britani  ku bëjnë thirrje për mbështetje për skenën e muzikës live të Mbretërisë së Bashkuar.

 

View this post on Instagram

 

Ed Sheeran, Rita Ora and Dua Lipa are among 1,500 artists who have signed an open letter calling for support for the UK’s live music scene. The Rolling Stones, Skepta, Little Mix and Coldplay also signed the message to the culture secretary, which warned of the impact Covid-19 could have on venues and the industry as a whole. With gigs and festivals unlikely to return until 2021, there have already been “hundreds of redundancies”. The letter say venues need a proper timetable for re-opening and, in the future, VAT on tickets should be scrapped. The government says it wants to help but adds many in the industry are already getting some kind of support. Tap the link in our to find out more about the impact lockdown has had on the music industry and what the government has said about its return. #Music #LiveMusic #EdSheeran #DuaLipa #RitaOra #BBCNews

A post shared by BBC News (@bbcnews) on

Po ashtu në këtë letër kanë nënshkruar edhe Rolling Stones, Skepta, Little Mix dhe Coldplay gjithashtu nënshkruan në letër për zvillimin e koncerteve.

Ndërkohë sekretari i kulturës në Britani pak kohë më parë ka paralajmruar mbylljen e tyre për shkak të ndikimit që mund të kenë në përhapjen e koronavirusit.

Në letrën drejtuar Oliver Doëden kërkohet “afat i qartë, i kushtëzuar” për rihapjen e vendeve pa distanca sociale, mbështetje financiare dhe përjashtim të TVSH-së në shitjet e biletave. Eric Clapton, Beverley Knight, Little Mix dhe Skepta janë ndër yjet e tjerë që kanë shtuar emrat e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përveç nënshkrimit të letrës këngëtarja shqiptare Rita Ora ka bërë edhe një postim në Instgram, ku shprehet se njerësit kanë nevojë për muzikë dhe se ajo po shkon drejt fundit.

“Tani për tani, e ardhmja e qindra mijëra njerëzve që punojnë në muzikë live është e pasigurt. Jam shumë e nderuar të jem pjesë e thirrjes në Qeverinë e Britanisë për të mbrojtur arenat, festivalet dhe të gjithë ata që punojnë në sektorin live !!  Le ta tregojmë të gjithë mbështetjen tonë për njerëzit që kanë nevojë!!”- ka shkruar Rita.

(A.K.Dosja.al)

 

Shto Koment