
BERAT- Situatë e rënduar me COVID-19 në qytetin e Beratit. Brenda repartit të Karantinës një infermiere është konfirmuar si e infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes mjekëve dhe infermierëve paniku është rikthyer.
Stafi i Repartit të Karantinës, prej disa muajsh kanë qendruar në shërbim të pacientëve me COVID-19, duke mos shkuar në banesat e tyre. Tanimë pritet që të bëhet karantinimi i të gjithë mjekëve dhe infermierëve të këtij reparti, për të parë nëse ka të tjerë të infektuar.
Brenda këtij reparti tashmë janë 34 pacientë të infektuar me COVID, dhe një staf prej 12 mjekësh, infermierësh e punonjës sanitarë.
(F.g/dosja.al)