Bota

COVID-19 po bën ‘kërdinë’ në Spanjë dhe Francë, Italia arrin pikun, mbi 45 mijë viktima në të gjithë globin (SHIFRAT)

Tre shtetet më të prekura në Europë janë Franca, Italia dhe Spanja. Çdo ditë në këto shtete po vdesin qindra persona. Numri i viktimave deri më tani në rang global ka shkuar mbi 45 mijë.
Featured image of article: COVID-19 po bën ‘kërdinë’ në Spanjë dhe Francë, Italia arrin pikun, mbi 45 mijë viktima në të gjithë globin (SHIFRAT) Foto ilustruese

Koronavirusi po vret çdo ditë jetë njerëzsh. Mbi 45 mijë persona deri më tani kanë humbur jetën në të gjithë botën, pasi u infektuan me COVID-19. Ndërsa 912,307 persona janë të infektuar, por 191,826 të tjerë kanë fituar betejën me virusin vdekjeprurës.  Kina, i cili është edhe vendi ku virusi u përhap për herë të parë, mesa duket e ka situatën nën kontroll.

Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Tre vendet më të prekura janë Italia, Franca dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,155.  Dhe sipas ekspertëve në Itali është arritur piku i koronavirusit dhe rastet e reja janë ulur, por COVID-19 do të qëndrojë në vedn deri në korrik. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, pasi aty ka shkaktuar 9,053  mijë viktima.  Ndërkohë, në Francë kanë humbur jetën 3,523 persona, por numri i viktimave rritet nga ora në orë. Një ditë më parë aty humbën jetën 499 persona.

Virusi është përhapur edhe në Ballkan. Në Shqipëri janë 259 persona të infektuar dhe  15 viktima. Në Kosovë numri i të prekurve ka shkuar mbi 100 dhe është shënuar vetëm një viktimë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:https://www.worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al 

  • 18:45

    U shërua nga plotësisht nga koronavirusi/ Flet për herë të parë princi Charles: Vazhdoj të jem i izoluar, ishte përvojë e çuditshme

    Princi Charles

    Para disa ditësh Princ Charles, u identifikuar si i infektuar me koronavirusi, por pas një trajtimi intensiv ka mundur që të shërohet plotësisht nga pandemia.

    Ditën e sotme, 71- vjeçari ka folur nëpërmjet një video, ku edhe ka informuar qytetarët britanikë se është në gjendje të mirë, duke mos harruar që të falenderojë të gjithë stafin mjekësore.

    “Pasi kalova koronavirusin, fatmirësisht me simptoma të lehta, e gjej veten në anën tjetër të sëmundjes, por ende po ruaj distacën e sigurisë. Kjo është një përvojë e çuditshme, frustruese dhe shpesh shqetësuese pasi je larg familjes dhe miqve të tu. Struktura normale e jetës të është hequr papritmas. Në një kohë kur po përjetojmë kaq shumë ankth, unë dhe bashkëshortja ime po mendojmë veçanërisht për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në rrethana kaq të vështira dhe anormale si edhe për ata që duhet të durojnë sëmundjen, izolimin dhe vetminë.”-ka thënë Princi.

  • 18:45

    Një tjetër aplikacion i ri do ndihmojë në luftën kundër Covid-19, ‘Stop Corona’ identifikon të gjithë personat e infektuar

    Aplikacioni Stop Corona

    Koronavirusi ka prekur mbi 200 vende në botë dhe mijëra njerëz janë izoluar në shtëpitë e tyre për t’u mbrojtur nga virusi vdekjeprurës.

    Ndërkohë sëfundmi është zbuluar një aplikacion i ri që i cili quhet “Stop Corona” përmes të  cilit indentifikohen të gjithë të inefktuarit me COVID-19. Ky aplikacion pritet që të preazantohet së shpejti në Australi, shkruajë mediat e huaja.

    Përhapja masive e këtij virusi mendohet se do të zbehet, pasi të gjithë qytetarët do të mund të identifikojnë çdo person me COVID-19 me të cilin kanë pasur kontakt.

    “Sa herë që të keni një kontakt me një person shënojeni atë tek ky aplikacion, ku në rast se ju rezultoni pozitiv me COVID-19, atëherë mund t’i paralajmëroni kontaktet tuaja të vetizolohen. Gjithashtu ajo do t’i ndihmonte autoritetet që të identifikojnë personat që kanë qenë në kontakt me të infektuarit dhe për të parandaluar përhapjen e virusit.”-ka deklaruar Organizata e Kryqit të Kuq në Austri.

    Me këtë aplikacion do të jetë shumë e lehtë që të frenohet përhapja e koronavirusit, sepse zbulimi i vatrave të virusit dhe t’u mundësojnë autoriteteve publike dhe shëndetësore të marrin njohuri për simptomat në një vend të caktuar por edhe në të gjithë botën.

    Kujtojmë që PrivateKit është një tjetër aplikacion që ndihmon  në zbulimin e personave me koronavirus.

    Nga ana tjetër aktivistë të mbrojtjes të të dhënave personale shprehen se ky aplikacion nuk mbron anonimitetin e qytetarëve, sepse aty rregjistrohen të dhënat personale të çdo individi.

  • 18:45

    Jeni të sigurt në shtëpi? Mjeku: Mund të infektoheni nga koronavirusi edhe kur jeni në gjumë

    Foto ilustruese

    Tingëllon e çuditshme kur e dëgjon, por ndodh që të infektohesh nga koroanvirusi edhe kur jeni duke fjetur.

    Kjo sepse po të bësh një krahasim të trupit  kur jeni zgjuar dhe kur jeni në gjumë, të gjithë e dimë se ndodhin reagime të ndryshem. Nëse rastësisht thithim lëngje apo diçka tjetër ne automatikisht kollitemi, por kjo gjë ndryshon kur jeni në gjumë, nuk nuk mundemi të kollitemi kur jemi në gjumë, dhe lëngjet kalojnë në stomakun tonë.

    Sipas pulmologut dhe hulumtuesit nga Seattle, Bruce L. Davidson, kjo ndodh me rastin e thithjes së pështymës nga fyti, ku mund të ndodhet virusi.

    Nëse e kaloni pështymën, gjë që të gjithë e bëjmë në gjumë, sasia më e madhe e përmbajtjes nga fyti përfundon në mushkëri, por për ata persona që kanë dëmtime të mushkërive për shkak të pirjes së duhanit, në këtë mund t’iu krijohen më shumë probleme.

    Masa e pështymës së thithur gjatë gjumit është krejtësisht e mjaftueshme që të shkaktojë probleme të mushkërive.

    Si të mbrohemi nga Covid-19 gjatë ditës dhe natës:

    Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes.

    Lani shpesh duart, sidomos pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.

    Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me facoletë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hidhni facoletat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave.

    Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.

    Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.

    Evitoni vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.

  • 17:19

    Vdesin 727 persona brenda 24 orëve, shkon në 13,155 numri i të vdekurve në Itali nga Covid-19

    Foto ilustruese

    Ditën e sotme në Itali janë shënuar 727  viktima nga koronavirusi duke e çuar  totalin e të vdekurve në 13,155.

    Në dy javët e fundit Italia ka regjistruar shifra tragjike të viktimave nga koronavirusi ku tashmë numërohen mbi  13  mijë të vdekur.

    Krahasuar  me një ditë më parë ku u shënuan 837 viktima numri i të vdekurve është ulur me 110, gjë që tregon se situata në Itali po shkon drejt përmirësimit, pasi edhe sipas ekspertit Roberto Bernabei, Italia e ka arritur pikun e koronavirusit.

  • 17:24

    Viktima e parë në kabinet/ Humb jetën nga koronavirusi zyrtari serb, Branisllav Bllazhiq

    Foto ilustruese

    SERBI– Koronavirusi ka prekur edhe qeverinë e Serbisë, ku sekretari shtetëror I Ministrisë së Ambientit Branisllav Bllazhiq. Ai është zyrtari parë serb që ka vdekr nga kjo sëmundje.Bllazhiç, ishte dhe bashkëthemelues i Partisë Progresive Ai ka shërbyer si ministër i Ambientit në fund të viteve 1990 dhe i është kthyer sërish politikës në vitet e fundit, së fundmi si sekretar shtetëror. Ky lajm vjen në kohën e rritjes së numrit të të infektuarve në këtë shtet. Deri më tani në Serbi janë regjistruar 1,060 të infektuar me koronavirus dhe kanë humbur jetën 30 persona.

    Burimi:aljazeera

    (A.K.Dosja.al)

  • 16:03

    “Çfarë bëra gabim, kur e dija faktin? ‘Zhduket’ mjekja kineze që paralajmëroi kolegët për shpëthimin e COVID-19, intervista që u fshi

    Dr. Ai Fen

    Koronavirusi i përhapur prej  dhjetorit të 2019  në Wuhan të Kinës,  ka ngjallur  shumë debate për ata persona që e paralajmëruan Koronavirusin.

    Dr.Ai Fen ka treguar se ajo u përball me ‘”kritika të ashpra”‘ nga zyrtarët në Spitalin Qendror  të Wuhanit, menjëherë pasi ajo postoi një fotografi të një raporti pacientësh të etiketuar me ‘SARS coronavirus’.

    Fotoja që ajo postoi shumë shpejt u bë virale, dhe ngriti alarmin për koronavirusin që ka vrarë më shumë se 44.000 njerëz në të gjithë botën.

    Dr. Ai Fen dha një intervistë për një revistë kineze ku kritikonte menaxhimin e spitalit për faktin që hodhën poshtë paralajmërimet e vjetra që kanë të bëjnë  me koronavirusin. Prej asaj kohe doktorresha është zhdukur dhe  nuk është parë  në Kinë, shkroi Dailymail sipas një medie australiane.

    Mungesa e saj u vu re, menjëherë pasi qeveria kineze shpalli situatën kritike  në vend nga COVID-19.

    Kujtojmë që së pari ishte Pekini ai që kërkonte të mbulonte shpërthimin e virusit duke ndëshkuar mjekët që e zbuluan atë dhe duke mohuar faktin se ky virus përhapet nga një njeri tek një tjetër shumë lehtë. Prandaj dhe Kina e mori shumë vonë  vednimin për mbylljen e kufijve.

    Ndërsa kur virusi mori hov dhe bilanci i të infetuarëve u rrit ndjeshëm, Partia Komuniste filloi të censurojë informacionin publik në lidhje me situatën në vend dhe përhapi dezinformimin jashtë shtetit.

    Gjithashtu mendohet se Kina nuk ka raportuar as shifrat e sakta të viktimave, pasi disa ditë më parë banorët e Wuhanit thanë se kanë vdekur  43 mijë njerëz dhe jo 3 mijë sa publikoi qeveria kineze.  Mendohet që bilanci i vërtetë i të infektuarëve dhe të vdekurve mund të jetë 10 herë më i lartë.

    Në intervistën që Dr.Ai dha para se të zhdukej pranoi se ndihej keq që nuk kishte folur me shumë pasi katër prej kolegëve të saj, përfshirë Dr Li që vdiq nga virusi në shkurt, ishin infektuar duke kuruar pacientët e fatkeqësisht nuk i shpëtuan kësaj lufte.

    “Nëse do ta kisha ditur se çfarë do të kishte ndodhur sot, nuk do të isha shqetësuar për qortimin. Unë do t’u tregoja të gjitheve.”- tha  Dr.Ai.

    Intervista është postuar të martën, por u fshi shumë shpejt nga botuesi i saj People (Renwu) Magazine.

    Mësohet se dokotoresha më 30 dhjetor të 2019 kur kishte marrë raportin e një pacienti me “SARS coronavirus”, kishte deklaruar se menjëherë kishte djersë të ftohta për faktin që lexoi me dhjetëra herë rezultatin  pozitiv të pacientit.

    Mjekja përhapi lajmin dhe i dërgoi një fotografi të testit një prej ish-shokëve të saj të klasës dhe në një bisede në grup brenda departamentit të saj. Dr.Ai tha që ajo paralajmëroi autoritetet e spitalit për rastin në fjalë.  Dy ditë më vonë, mjekja e Wuhan u thirr nga udhëheqësi i komitetit të inspektimit disiplinor të spitalit.

    Ndër të tjera ajo tha se u përball me kritika të jashtëzakonisht dhe ishte akuzuar për përhapjen e thashethemeve.

    “Unë isha e shokuar. Cfarë bëra gabim? Duke e ditur faktin se është gjetur një virus i rëndësishëm tek një pacient, si nuk mund të them, kur një mjek tjetër pyet për të?”- tha ajo.

    Okulisti Li Wenliang që vdiq në shkurt të 2020 nga COVID-19  ishte një prej tetë personave përhapën foton e kësaj doktoreshe përpara se policia t’i tërhiqte vëmendjen dhe ta akuzonin për përhapjen e lajmeve të rreme.

  • 14:51

    Bilanc tragjik sot në Britaninë e Madhe, 563 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

    Foto ilustruese

    563 njerëz të tjerë kanë vdekur  në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Britaninë e Madhe duke e çuar numrin total të vdekjeve në 2.352.

    Rritja e sotme e vdekjeve,  shënohet edhe si  rritja më e madhe ditore që nga fillimi i shpërthimit.

    Ndërsa të infektuar brenda një dite në të gjithë territorin e Britanisë janë konfirmuar të paktën 4,324, duke e çuar numrin e të sëmurëve në   29,474.

  • 12:41

    “Italia ka arritur kulmin e koronavirusit”, ulen ratstet e reja në spitale, eksperti: Covid-19 do të zgjasë deri në korrik

    Mjekë në spitalin e Breshias

    Përqindja e rritjes së rasteve të reja pozitive ka rënë në 3.98 përqind, ndërsa sa i  përket rasteve të pacientëve që e kanë të nevojshëm shtrimin në spital, ka rënë në 1.4.

    Kulmi është arritur, ashtu sikurse e përcakton Silvio Brusaferro, president i Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali.

    Në bazë të të dhënave për të gjithë personat e infektuar nga virusi krahasuar me numrin e atyre pacientëve që përfundojnë në spital, tregohet se ka më pak të sëmurë që e kanë të nevojshëm kurimin në spital, pasi një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë simptoma të lehta dhe izolohen në shtëpitë e tyre.

    Nga kjo rezulton se COVID-19 nuk është ndalur ende në Itali, por virusi do të ketë një ritëm më të ngadaltë.

    “A do të thotë kjo se po i afrohemi uljes së dëshiruar, zero? Po, por nuk do të arrihet shpejt. Nuk më duket realiste për mua të hedh hipotezën e një eliminim të infeksioneve për mesin muajit maj, siç lexohet në disa studime. Unë besoj se deri në korrik do të duhet të merremi me virusin.”- është shprehur Roberto Bernabei, anëtar i Komitetit Shkencor Teknologjik të urgjencës.

    Bernabei ndër të tjera tha në një konferencën për shtyp, se Komiteti po punon për të kuptuar në cilat faza shënohet rihapja graduale. Por deri në korrik, sipas parashikimeve Italisë do t’i duhet të jetojë me Covid-19.

    “Kemi mbërritur 20 ditë nga fillimi i izolimit, kështu që do të jetë e rëndësishme të vlerësojmë të dhënat e reja që do të arrijnë në orët e ardhshme për të arritur në një parashikim më të detajuar”.- përfundoi ai.

    Shifrat e detajuara të viktimave, të të infektuarëve dhe të të shëruarve nga COVID-19 në Itali:

    Rastet pozitive aktualisht janë rritur nga 75.528 në 77.365, me 1,937 pacientë, e përkthyer në 2.5 përqind. Në total, numri u rrit me 3.98 përqind. Kishte 4,053 të infektuar më shumë sesa një ditë më parë, por në total deri më tani janë 105.792 të sëmurë. Numri i viktimave po rritej vazhdueshëm, kur dje u shënuan 837 të vdekur, 25 më shumë se një ditë më parë, por gjithsej numërohen 12,428 të vdekur.

    Sipas gjetjeve të fundit nga Instituti i Lartë i Shëndetit, 83.5 përqind ishin të moshës mbi 70 vjeç, por tashmë ka dy raste mes moshave 20 dhe 29 vjeç, dhe 25 raste mes grupmoshave 30 dhe 39 vjeç. Sa i përket personave të shëruar, në total janë 15.729, ku mes tyre 1,109 janë konfirmaur si të shëruar vetëm dje.

    Thënë në një mënyrë tjetër: nga 105 mijë të infektuar në Itali, 14.9 përqind u shëruan, 11.7 përqind vdiqën, 43 përqind kishin simptoma më pak të rënda dhe janë në izolim në shtëpi, 3.8 përqind aktualisht janë në kujdes intensiv, 26.6 përqind janë shtruar në reparte të tjera të spitaleve.

    Në gjithë Italinë janë kryer 506 mijë teste për COVID-19, por Borrelli ka saktësuar se çdo pacient që rezultoi pozitiv, infekton të paktën edhe 3 të tjerë.

    Në Lazio është parë që rritja e rasteve të reja ka rënë nën 6 përqind. Në Lombardi, “epiqendra e koronavirusit” në Itali,  numri i personave që e kanë të nevojshëm kujdesin intensiv është zvogëluar. Në Emilia-Romagna gjithashtu zyrtarët e shëndetësisë flasin për përgjysmimin e të infektuarve të rinj, dhe lajmi i mirë është se është regjistruar një rënie e infeksionit.

     

  • 12:19

    Wuhani raporton ‘rastin e parë’ të pacientit me Covid-19, 16-vjeçari studionte në Britaninë e Madhe

    Një i ri kinez që studion në Mbretërinë e Bashkuar është bërë personi i parë që e ka rikthyer koronavirusin sërish Ëuhan, vendi ku shpërtheu COVID-19 në fund të dhjetorit të  2019.

    Qyteti javën e kaluar deklaroi se kishte frenuar kryesisht shpërthimin pasi regjistroi vetëm një rast me COVID-19, brenda 10 dirtësh.

    Zyrtarët lokalë të shëndetësisë raportuan sot, se studenti 16-vjeçar është  ‘rasti i parë’ i importuar në qytet, por ata kanë pretenduar  se ai nuk shfaq simptoma.

    Djali, i njohur me mbiemrin e tij Zhou, kishte udhëtuar në Wuhan nga Newcastle përmes Dubait dhe Pekinit, shkruajnë mediat e huaja në bazë të zbulimit të autoriteteve.

    Lajmet vijnë ndërsa Pekini ndërmorri masa të reja për të kontrolluar ardhjet e reja nga jashtë, si dhe të ashtuquajturat ‘transportues të heshtur’ mes frikës se ata mund të shkaktojnë një valë të dytë të  COVID-19.

    Kina ka regjistruar deri tani 691 raste të importuara të COVID-19, por Mbretëria e Bashkuar tani është i vetmi vend që po shkel rregullat e forta për luftën e koronavirusit, në lidhje me  dërgimin e rasteve të reja në Kinë.

    Statistikat zyrtare tregojnë se më shumë se një e treta e rasteve të importuara në Pekin kishin të bënin me njerëz që vinin nga Britania, e ndjekur edhe nga ata që vinin nga Spanja dhe Italia.

  • 11:38

    Shkon mbi 4 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19, në Amerikë

    Foto ilustruese

    Numri i të vdekurve si shkak i koronavirusit në SHBA ka arritur mbi 4,000, një shifër e shumëfishuar në dy tre ditë, njoftoi sot Universiteti amerikan, Johns Hopkins.

    Bilanci i viktimave sa vjen dhe rritet në Amerikë pasi koronavirusi është përhapur me shumë shpejtësi në vend.

    Janë rregjistruar në total 4,056 të vdekudr si pasojë e Covid-19, që prej ditës së parë kur virusi vdekjeprurës shpërtheu atje.

    Prej  2010 viktima që ishin të shtunën në kaq pak ditë bilnaci është dyfishuar në territorin amerikan

    Numri i viktimave në 24 orët e fundit ka qenë një rekord i ri, me 865 të vdekur në SHBA nga virusi, në bazë të raportimeve që ka bërë Universiteti Johns Hopkins.

  • 11:15

    Kardinali i parë, De Donatis rezulton poztivë në testin e COVID-19, në karantinë edhe katër peshkopë të tjerë

    Kardinal De Donatis dhe Papa Françesku

    Koronavirusi ka prekur edhe Kardinalin, De Donatis, ndërsa edhe katër peshkopë të tjerë janë në karantinë.

    Nga mediat vendase mësohet se shenjat e para u ishin shfaqur që disa ditë  më parë me ethe dhe kollë të vazhdueshme. Meqenëse nuk ishte asgjë për tu shqetësuar, kardinali menjëherë mendoi për një viroz sezonale, por u tëhoq nga të  gjitha takimet ku do kishte planifikuar të merrte pjesë.

    Dita e kardinalit është gjithmonë plot angazhime dhe vizita. Por, gjatë ditëve me etheve dhe në ditët në vazhdim, me sugjerimin e mjekëve vendosën t’i nënshtroheshin testit të koronavirusit. Përgjigja e testit rezultoi pozitiv. Kështu që Kardinal Angelo De Donatis është kardinali i parë që preket nga koronavirusi.

    Natyrisht për këtë infeormacion u  informua edhe  Papa Françeskun, dhe më pas dha udhëzime që një njoftim për shtyp të shpërndahej nëpër zyrat e shtypit.

    “Pas shfaqjes së disa simptomave, ai iu nënshtrua testit për Covid-19 dhe rezultoi pozitiv. Kardinali tani është shtruar në spital në Poliklinikën Gemelli. Ai ka ethe, por gjendja e tij e shëndetësore është e mirë. E zakonshme për të gjithë ato pacient që po jetojnë në këto rrethana, duke marrë antibiotikët.“-thuhet në njoftim.

  • 11:15

    Në konflikt prej vitesh, Putini provokon Presidentin Trump/ Dërgon pajisje mjekësore për të ndihmuar SHBA, në luftën kundër koronavirusit

    Vladimir Putin

    Presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar pajisje mjekësore për të ndihmuar SHBA në  luftën kundër kornavirusit.

    Putin e bëri propozimin në një bisedë telefonike me Presidentin Donald Trump të hënën, kur ata diskutuan për situatën që ka krijuar koronavirusi dhe tregjet e naftës, duke bërë të mundur që të ketë një takim mes ministrave të energjisë të të dy vendeve.

    “Trump e pranoi me mirënjohje këtë ndihmë humanitare.”– citoi Interfax të thoshte Peskov. Një avion rus me pajisje mjekësore dhe mbrojtëse mund të niset drejt  Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha ai.

    Rastet e konfirmuara në ShBA janë rritur në afro 180,000 me 16,000 teste të reja pozitive të raportuara ditën e djeshme.

    Gjendja e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit ka qenë e ndërlikuar vitet e fundit për shkak të sanksioneve amerikane ndaj disa prej kompanive ruse në përgjigje të aneksimit të Rusisë së Krimesë në vitin 2014 dhe mbështetjes ruse për separatistët në lindje të Ukrainës, midis tensioneve të tjera.

    Uashingtoni ka thënë që Trump dhe Putin ranë dakord në thirrje se ishte e rëndësishme për të stabilizuar tregjet globale të energjisë. Kjo ndihmoi për të mbajtur të qëndrueshëm çmimet e naftës, të cilat janë ende afër 18-vjeçare, ndërsa koronavirusi godet kërkesën globale.

Shto Koment