Bota

COVID-19 po bën “kërdinë” në Brazil, mbi 2 mijë raste të reja gjatë orëve të fundit, rritet numri i viktimave në SHBA (SHIFRAT)

Vendet më të prekura nga virusi janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja. Deri më tani në të gjithë botën kanë humbur jetën  352,273 persona, ndërkohë janë infektuar 5,688,516 të tjerë.
Featured image of article: COVID-19 po bën “kërdinë” në Brazil, mbi 2 mijë raste të reja gjatë orëve të fundit, rritet numri i viktimave në SHBA (SHIFRAT) Foto ilustruese

Bota është në luftë me COVID-19. Deri më tani në të gjithë botën kanë humbur jetën  352,273 persona, ndërkohë janë infektuar 5,688,516 të tjerë. Por, çdo ditë po rritet numri i personave që janë shëruar. Aktualisht në të gjithë botën kanë fituar betejën me COVID-19 2,431,793 qytetarë.

Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është Amerika. Në SHBA kanë humbu jetën 100,572 të infektuar. Ndërkohë virusi po bën “kërdinë” edhe në Brazil. Gjatë orëve të fundit në këtë shtet janë konfirmuar 2,147 raste të reja dhe në total janë shënuar 24,593 viktima. Po kështu edhe në Meksikë gjatë orëve të fundit janë shënuar  mbi 3 mijë raste të reja. Situata nuk paraqiqet aspak mirë edhe në Pakistan, ku së fundmi kanë rezultuar mbi 1 mijë persona të prekur. Numri i viktimave në këtë shtet është 1.225.

Por edhe Europa është në luftë me COVID-19. Në Itali deri më tani janë shënuar 32,955 dhe në Spanjë 27,117. Sakaq në Franë kanë humbur jetën 28,530 qytetarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa në Shqipëri deri më tani janë infektuar 1029 persona, janë shënuar 33 viktima.

Burimi: httwww.worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al 

Shto Koment