LIVE UPDATES
Bota

COVID-19/ Pfizer është mbi 90 për qind efektive tek fëmijët

22 Tetor 2021, 20:33 Nga DOSJA
COVID-19/ Pfizer është mbi 90 për qind efektive tek

Vaksina me dozë më të ulët për fëmijë për COVID-19 e kompanisë Pfizer duket e sigurt dhe gati 91% efektive në parandalimin e infeksioneve simptomatike tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, sipas detajeve të një studimi të publikuar të premten, ndërsa SHBA po shqyrton fillimin e vaksinimeve për këtë grupmoshë.

Vaksinimi i këtij grupi mund të fillojë në fillim të nëntorit nëse rregullatorët japin lejen. Këshilltarët e Administratës së Ushqimit dhe Barnave do të diskutojnë publikisht për studimin javën e ardhshme. FDA pritet të bëjë publike përfundimet e analizës së saj të pavarur për të dhënat e sigurisë dhe efektivitetit të vaksinës Pfizer më vonë gjatë ditës. Nëse FDA jep autorizimin për vaksinat, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të marrin vendimin përfundimtar se cilat grupe duhet t’i bëjnë ato në fillim të nëntorit.

Vaksinat Pfizer tashmë janë të autorizuara për këdo që është 12 vjeç e lart, por mjekët pediatër dhe shumë prindër presin me padurim imunizimin e fëmijëve më të vegjël për të frenuar infeksionet në rritje nga varianti shumë ngjitës delta dhe në mënyrë që fëmijët të vazhdojnë të shkojnë në shkollë.

Më shumë se 25,000 pediatër dhe punonjës të tjetë të kujdesit shëndetësor janë regjistruar tashmë për të marrë vaksinat që do t’u bëjnë fëmijëve.

Administrata e presidentit Biden ka blerë doza të mjaftueshme për afro 28 milionë fëmijët 5-11 vjeç, në një ambalazhim të veçantë me kapak portokalli për t’i dalluar nga vaksina për të rriturit.

Pfizer bëri një studim me 2,268 fëmijë në atë grupmoshë të cilët morën dy doza me tre javë diferencë, disa të një placeboje, disa të vaksinës me dozë të ulët. Çdo dozë ishte një e treta e sasisë së dhënë për adoleshentët dhe të rriturit.

Ekspertët llogaritën se vaksina me dozë të ulët ishte gati 91% efektive. Asnjë nga fëmijët e pati rast të rëndë infektimi, por të vaksinuarit kishin simptoma shumë më të lehta sesa të pavaksinuarit. Për më tepër, fëmijët e vegjël që iu nënshtruan dozave të ulëta zhvilluan nivele antitrupash që luftojnë koronavirusin po aq të larta sa adoleshentët dhe të rinjtë që kanë marrë dozat e rregullta.

Ky informacion është i rëndësishëm duke pasur parasysh se shtrimet në spital të fëmijëve kryesisht të pavaksinuar arritën nivele rekord muajin e kaluar.

CDC raportoi në fillim të kësaj jave se edhe pse rastet me variantin delta u shtuan në mes të qershorit dhe shtatorit, vaksinat Pfizer ishin 93% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital mes moshës 12 deri në 18 vjeç.

Studimi i Pfizer mbi fëmijët më të vegjël arriti në përfundimin se vaksinat me doze të ulët rezultuan të sigurta, me efekte anësore të ngjashme ose më të lehta të përkohshme, si dhimbje krahu, ethe ose dhimbje të tjera që kanë pasur adoleshentët.

Studimi nuk është aq i gjerë sa të mund të identifikojë ndonjë efekt anësor jashtëzakonisht të rrallë, siç është inflamacioni i zemrës që ndodh herë pas here pas dozës së dytë, kryesisht te të rinjtë.

Edhe kompania Moderna po studion vaksinën e saj për COVID-19 tek të rinjtë e moshës shkollore. Pfizer dhe Moderna po bëjnë studime edhe për vaksina për fëmijë më të vegjël, deri në 6 muajsh. Rezultatet priten më vonë gjatë vitit.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota vaksina e pfizer vaksina e pfizer

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën