Aktualitet

Covid-19 përhapet shumë edhe tek të rinjtë, dy vëllezër në Elbasan të infektuar, një ditë më parë rezultoi i prekur babai i tyre

Dy të rinj nga qyteti i Elbasanit, përkatësisht 20 dhe 25 vjeç janë të infektuar me COVID-19.
Featured image of article: Covid-19 përhapet shumë edhe tek të rinjtë, dy vëllezër në Elbasan të infektuar, një ditë më parë rezultoi i prekur babai i tyre Ilustrim

Elbasan-Shënohen dy raste të reja me COVID-19 në qytetin e Elbasanit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy personat e infektuar janë vëllezër, përkatësisht 22 dhe 25 vjeç. Po kështu, këta të fundit janë djemtë e 60-vjeçarit, që rezultoi ditën e djeshme i infektuar. Të rinjtë janë karantinuar në banesën e tyre dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koronavurusi tashmë është edhe një kërcënim për shqiptarët. Deri më tani janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe fatkeqësisht janë shënuar edhe 6 viktima. Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Të infektuar ka edhe në Lezhë, Shkodër, Vlorë, Kavajë e Elbasan.  Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

J.V/Dosja.al

Shto Koment