Aktualitet

COVID-19 përhapet sërish me shpejtësi/ 23 raste të reja në Mat, Lushnje, Durrës dhe Tiranë, 57 personel mjekësor në QSUT rezultojnë negativë

MSH ka konfirmuar se janë të prekur me COVID-19 1099 persona në të gjithë vendin, 33 viktima, 851 të shëruar. Sot kanë rezultuar të infektuar 23 persona. Harta është zgjeruar me  12 raste në Tiranë, 6 në Mat, 1 në Durrës dhe 4 në Lushnje. 57 mjekë dhe infermierë të QSUT-së kanë kryer testin dhe kanë rezultuar negativë.
Featured image of article: COVID-19 përhapet sërish me shpejtësi/ 23 raste të reja në Mat, Lushnje, Durrës dhe Tiranë, 57 personel mjekësor në QSUT rezultojnë negativë

Shqipëri- COVID-19 po përhapet sërish me shpejtësi. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se pas testimit të 276 qytetarëve, janë konfirmuar me COVID-19 vetëm 23 prej tyre. Sipas MSH-së harta është zgjeruar me  12 raste në Tiranë, 6 në Mat, 1 në Durrës dhe 4 në Lushnje dhe kështu numri total i të infektuarve ka shkuar në 1099. Ndërkohë gjatë orëve të fundit janë  fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve. Në spitalin Infektiv po trajohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive. Lajm i mirë është se gjatë orëve të fundit janë testuar 57 mjekët dhe infermierët të QSUT-së, të cilët kanë rezultuar negativë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dosja.al raportoi mëngjesin e sotëm se 6 të infektuarit në Mat janë kontakte të një paciente në QSUT  ndërsa 4 rastet në Lushnje, kontakte të rasteve pozitive të konfirmuar më herët në Tiranë.  Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që qytetarët të respektojnë masat për COVID-19.

J.V/Dosja.al 

  • 11:19

    U diagnostikua me COVID-19 në Tiranë, ukrainësja nuk pyet për virusin, shkon për të festuar ditëlindjen në Sarandë, por përfundon në spital

    Foto ilustruese

    Detaje të reja kanë dalë nga shtetësja urkanisase që rezultoi e infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shtetësja e huaj u diagnostikuar me covid-19 në Tiranë dhe po qëndronte në karantinë. Por, kjo e fundit shkeli rregullat e karantinës dhe udhëtoi drejt Sarandës së bashku me bashkëjetuesin e saj shqiptar për të festuar ditëlindjen. Pasi mbërriti në qytetin e Sarandës gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe menjëherë ajo  transferua drejt spitalit infektiv në Tiranë. Tashmë ajo po merr mjekim në këtë spital.

  • 11:01

    23 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, harta zgjerohet me 4 qytete, 57 mjekë dhe infermierë të QSUT-së rezultojnë negativë

    23 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se pas testimit të 276 qytetarëve, janë konfirmuar me COVID-19 vetëm 23 prej tyre. Harta është zgjeruar me  12 raste në Tiranë, 6 në Mat, 1 në Durrës dhe 4 në Lushnje dhe kështu numri total i të infektuarve ka shkuar në 1099. Eugena Tomini nga ISHP bëri me dije se në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.  Po kështu 57 mjekë dhe infermierë të QSUT-së kanë kryer testin dhe kanë rezultuar negativë.  Ndërkohë, në spitalin Infektiv po trajohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.

    COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 23 raste të reja dhe 28 të shëruar në 24 orët e fundit. Dr. Eugena Tomini Instituti i Shëndetit Publik Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste të konfirmuara pozitive, 12 prej të cilave në Tiranë. 8 janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe 4 janë raste të reja në proces hetimi. Nga hetimi i thelluar epidemiologjik në QSUT, ku jane testuar 57 personel shëndetësor dhe pacientë, dhe të gjithë kanë rezultuar negativë. 6 raste janë konfirmuar në Mat, kontakte të një paciente në QSUT dhe 4 raste në Lushnje, kontakte të rasteve pozitive të konfirmuar më herët në Tiranë dhe 1 rast i ri në Durrës. Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
    Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15,500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1099. Prej tyre, mbi 77% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 215 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit. Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
    COVID-19 – Statistika (29 Maj 2020)
    Testime totale 15595
    Testime molekulare 14269
    Testime serologjike 1326
    Raste pozitive 1099
    Raste të shëruara 851

    Raste Aktive 215
    Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:


    Tiranë 121
    Durrës 42
    Krujë 17
    Shkodër 11
    Kamëz 9
    Mat 6
    Lushnje 4
    Berat 2
    Fier 2
    Korçë 1

  • 9:41

    Preket nga COVID-19 mjeku i qendrës Shëndetësore në Tiranë, u merret tamponi kolegëve të tij

    Foto ilustruese

    Rritet numri i të infektuarve në Tiranë. Mësohet se një mjek i qendrës Shëndetësore numër 9 në Tiranë ka rezultuar i infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se u janë marrë tamponët kolegëve të tij. Po kështu është bërë edhe dezinfektivi i gjithë godinës së qendrës shëndetësore.

  • 8:54

    Rasti i parë me koronavirus në Sarandë, e prekur një turiste nga Ukraina. Kishte ardhur 7 muaj më parë

    Spitali i Sarandës

    Rasti i parë me koronavirus është shënuar në qytetin e Sarandës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se e prekur është një turiste nga Ukraina, e cila prej 7 muajsh ajo ishte vendosur në Tiranë.

    Ajo ka shkuar në Sarandë, ku edhe ka apartamentin e saj duke shtuar se nuk ka pasur kontakte të tjera. Ndërkohë që autoritetet shëndetësore kanë nisur nga puna për gjurmimin e kontakteve të saj, në rast se ka infektuar edhe persona të tjerë.

    Ky lajm s’është aspak i mirë, në një kohë kur nga dita në ditë pritet që të shpallet hapja e sezonit të verës. Gjithashtu qyteti që prej rasteve të para me koronavirus ka qënë zonë e gjelbër pasi nuk ka pasur asnjë rast të shënuar, ndërsa nuk dihet se si do të veprohet pas rastit të parë.

  • 09:41

    COVID-19 rikthehet në Lushnje e Mat, rezultojnë të infektuar 10 persona

    Spitali i Lushnjes dhe ai i Burrelit

    4 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 në Lushnje. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuarit janë nga dy familje të ndryshme dhe dyshohet se kanë patur kontakte me persona të prekur në Tiranë. Mësohet se ata po qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre.  Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dije se janë infektuar me virus edhe 6 persona në Mat. Të infektuarit janë banorët të Njësisë Adiministrative Rukaj dhe janë kontakte të të moshurarës që u prek nga virusi dy ditë më parë.  Po kështu mëngjesin e sotëm ka rezultuar e infektuar  në Sarandë edhe një shtetase ukraniase 

Shto Koment