Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Hoti nga QKUK: Rënia e rasteve me koronavirusi na ka dhënë qetësi shpirtërore, tani po punojmë për vjeshtën

Featured image of article: Covid-19 në Kosovë/ Hoti nga QKUK: Rënia e rasteve me koronavirusi na ka dhënë qetësi shpirtërore, tani po punojmë për vjeshtën Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ditën e sotme ka vizituar ambientet e QKUK-së ku u takua me ushtruesin e detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi. Në fjalimin e tij Kryeministri Hoti ka përgëzuar stafin shëndetësor për punën që ka bërë për menaxhimin e pandemisë.

Më tej ai ka thënë se adiministrata e tij po punon në mënyrë që vjeshta ta gjejë Kosovën më të përgatitur sa i përket valës së dytë.

“24 orë të gjithë po punojnë pa përjashtim. Por ju kur vini në mëngjes, ju përballeni me rrezikun. Unë ju falënderoj për punën e jashtëzakonshme. Rënia e shifrave kohëve të fundit na ka dhënë njëfarë qetësie shpirtërore në familjet tona. Tash po hyjmë në fazën e vjeshtës. Jemi duke punu ngushtë çdo ditë me Institutin Kombëtar e me profesionistët e tjerë. Objekti duhet që sa më parë të bëhet gati për vjeshtë. Vaksinimi shpresoj të fillojë shumë shpejt.”- është shprehur Hoti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë para kryeministrit Avdullah Hoti, që po qëndron për vizitë në SHSKUK, për vështirësitë e sfidat gjatë kësaj kohe të pandemisë, duke thënë se falë donacioneve të ndryshme, si ato lokale dhe të organizatave e shteteve mike, kanë ndihmuar jashtëzakonisht institucionet shëndetësore.

Më tej Krasniqi është shprehur se janë duke i bërë përgatitjet në rast se virusi shfaqet edhe vazhdon prezencën edhe gjatë dimrit, duke akomoduar e duke rivitalizuar pjesë të ndryshme të objekteve shëndetësore. Ai ka kërkuar që nga Qeveria punëtorëve shëndetësorë t’u krijohen kushte më të mira për punë dhe paga më të dinjitetshme.

A.C/Dosja.al

Shto Koment