Bota

Covid-19 nuk zhduket lehtë/ Mbi 683 mijë viktima në mbarë globin, Brazili regjistron mbi 92 mijë të vdekur nga pandemia

Prej më shumë se 7 muajsh i gjithë globi po përballet me pandeminë Covid-19 që shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019. Tashmë Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 17,778,276 persona. Ndërkohë 683,389 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 11,177,085 qytetarë.
Featured image of article: Covid-19 nuk zhduket lehtë/ Mbi 683 mijë viktima në mbarë globin, Brazili regjistron mbi 92 mijë të vdekur nga pandemia Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 4,706,059 të infektuar dhe janë shënuar 156,752 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 46,688, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 688 pacientë me Covid-19.
Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 92,568 viktima dhe 2,666,298 milionë të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 5.462 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 14,058.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 84,337 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 45 raste të reja.
Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,141 viktima dhe në Francë 30,265, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,445.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

  • 22:56

    Bilanc tragjik në Brazil/ Shkon rreth 93 mijë numri i viktima dhe mbi 2.6 milionë i të infektuarve nga Covid-19

    Foto Ilustruese

    Brazili është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ditë pas dite shënohet një numër i lartë i personave të infektuar.Në 24 orët e fundit janë raportuar 221  të vdekur duke e çuar numrin në 92,789  numrin total të viktimave që prej fillimit të pandemisë. Ndërkohë së fundmi janë regjistruar 9,378 raste të reja dhe numri në total i të prekurve ka shkuar në 2,675,676 të tjerë. Në Brazil që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë shëruar 1,884,051 pacientë ndërkohë aktualisht në gjendje të rëndë për jëtën janë 8,318 të tjerë. Ndërkohë qeveria e Brazilit vijon të bëjë thirrje që qytetarët të zbatojnë rregullat në mbrojtjen nga koronavirusi, por ende Brazili renditet si vendi i dytë më i goditur në botë nga Covdid-19.

  • 17;37

    Vatër e re infeksoni në Kore të Jugut/ Infektohen 5,000 persona në Kishën e Shincheonji të Jezusit, auoritetet arrestojnë drejtuesin e saj

    Le Man-hee

    Një vatër e re infeksionit është regjistruar në Kore të Jugut dhe shkak për këtë është bërë grumbullimi i njerëzve në një Kishë. Kështu autoritetet vendase kanë arrestuar drejtuesin e Kishës Shincheonji të Jezusit, Le Man-hee pasi sipas tyre ai është përgjegjës që ka lejuar që njerëzit të futeshin në Kishë. Mediat e huaja kanë raportuar se më shumë se 5,000 persona duke përfhsirë dhe anëtarë të Kishës u infektuan, pra 36% të të gjitha rasteve Covid-19 në vend. Autoritetet e akuzojnë atë se fsheh informacione për anëtarët e grupit dhe tubimet nga gjurmuesit e kontaktit. Kisha thotë se 88 vje ç ari ishte i shqetësuar për privatësinë e anëtarëve të tij, por kurrë nuk fshehu informacione nga autoritetet. Lee gjithashtu është akuzuar për përvetësim të 5.6 miliardë, dhe mbajtjen e ngjarjeve fetare të papranuara. Koreja e Jugut aktualisht ka 14,336 raste me koronavirus, dhe 300 vdekje që prej fillimit ta pandemisë.

  • 18:41

    Covid-19 në Itali/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 5 viktima dhe 295 raste të reja(SHIFRAT)

    Foto Ilustruese

    Ministria e Shëndetësisë në Itali ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5 viktima nga koronavirusi, dhe numri në total i të vdekurve ka shkuar në   35.144 të tjerë që nga fillimi i emergjencës shëndetësore. Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 295 raste të reja pozitiv, dhe numri në total i të infektuarve ka shkuar në  247,832 pacientë. Kujtojmë se disa ditë më para kryeministri i vendit Conte shtyu gjendjen e jashtëzakonshme deri më 15 tetor në mënyrë që situata e pandemisë të jetë në kontroll.

  • 17:58

    Dritë jeshile në Itali/ Nis eksperimentimi i vaksinës kundër COVID-19 te njeriu

    Foto ilustruese

    Prej më shumë se 6 muajsh qindra shkencëtare dhe ekspertë të shëndetësisë janë në garë për prodhimin e vaksinës kundër virusit. Ndërkohë që ditë pas dite shifrat ditore të të vdekurëve dhe të infektuarëve është vetëm në rritje. Italia një prej vendeve më të goditura nga pandemia Covid-19, ka nisur tashmë eksperimentimin e vaksinës kundër COVID-19 tek njeriu. Kjo vaksinë e prodhuar nga kompania italiane bio-teknologjike “ReiThera” do të eksperimentohet tek 90 persona të shëndetshëm, 45 prej të cilëve janë të moshës nga 18-55 vjeç dhe 45 të tjerë nga mosha 65 deri në 85 vjeç.  Në bazë të raportimeve që kanë bërë mediat italiane kjo vaksinë do të eksperimentohet në 6 grupe me nga 15 persona, të cilët do të marrin tre doza të saj.  Eksperimentimi do të kryhet ne Instutin e Sëmundjeve Infektive, “Spallanzani”, në Romë dhe mbështëtet nga Ministria Italiane e Shëndetësisë e nga sistemi shëndetësor i rajonit te Lazios.

  • 17:12

    A ka Europa një valë të dytë të COVID-19? Ekspertët: Europianët duhet të jenë vigjilentë

    Foto ilustruese

    Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka paralajmëruar se ka shenja të një “valë të dytë” të rasteve të koronavirusit në Evropë, por a ka një provë për këtë?  Biseda për një valë të dytë ka krijuar shqetësim dhe makth për qytetarët, duke ngjallur imazhe të një infeksioni tjetër vdekjeprurës. Kjo është ajo që ndodhi me Gripin Spanjoll pas Luftës së Parë Botërore, kur një valë e dytë u tregua më vdekjeprurëse se e para. Por e vërteta është se shumë ekspertë përpiqen të shmangin këtë fazë. Shumë vende në të gjithë Europën po shohin një shpërthim të dytë të rasteve të reja me COVID-19 pasi kontrolluan me sukses shpërthimet në fillim të vitit.  Vendet në Europën jug-lindore si Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Rumania po shohin numra më të lartë rastesh në korrik sesa që ndodhën më herët gjatë këtij viti. Serbia është një nga përjashtimet.  Spanja, Belgjika Italia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar ndër vendet më të goditura në Europë po shohin një ringjallje, por deri tani është një situatë më e qetë nga ajo çfarë u pa në mars dhe prill.  E për këtë shkak ekspertët thonë se europianët duhet të jenë vigjilentë sa i takon situatës së pandemisë. “Nëse virusi gjen një mundësi do të transmetohet midis njerëzve dhe këto grupime të rasteve do të shfaqen”, tha drejtuesja teknike e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për COVID-19 Dr Maria Van Kerkhove, duke folur për shpërthimin e virusit pas bllokimeve.  “Çdo vend i vetëm ku është ngritur presioni mbi virusin, ku virusi është akoma në nivelin e komunitetit ka pasur një kërcim prapa në raste dhe pyetja është se sa efektive janë autoritetet në reagimin ndaj rritjes së numrave.”- u shpreh drejtori i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan.

  • 17:11

    Rekord viktimash në SHBA/ Brenda një ditë regjistrohen 1,400 të vdekur nga Covid-19 dhe rreth 80 mijë të infektuar

    Është vendi më i goditur në të gjithë botën nga Covid-19 ku dita ditës rastet e reja rriten. Ditën e djeshme në Amerikë janë regjistruar 1,462 të vdekur nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi. Kjo është dita e katërt me radhë që SHBA-ja regjistron mbi 1,200 viktima nga koronavirusi brenda ditës. Tashmë numri i të vdekurve në SHBA që prej fillimit ta pandemisë ka shkuar në 156,747 persona.  Siaps mediave të huaja Kalifornia dhe Florida janë dy shtetet amerikane më të goditura. Ndërkaq, gjatë 24 orëve , janë regjistruar edhe 70,904 raste të reja, duke bërë që numri i përgjithshëm i rasteve të arrijë në mbi 4,7 milionë. Në nivel global, pandemia e koronavirusit ka marrë jetën e më shumë se 678,000 personave dhe me këtë virus janë infektuar mbi 17,5 milionë njerëz.

  • 16:59

    Vaksina kundër Covid-19/ Anthony Fauci optimist: Do të jetë gati vitin e ardhshëm, provat e para kanë nisur

    Anthony Fauci

    Ditën e djeshme eksperti më i larë i sëmundjeve në Amerikë Anthony Fauci përpara një komisioni të posaçëm të Dhomës së Përfaqësuesve  tha se  vaksina nuk do të vihet në dispozicion menjëherë. Ai tha se një vaksinë kundër Covid-19 mund të mos jetë e disponueshme për të gjithë amerikanët menjëherë, por në faza. Ai siguroi ligjvënësit që të gjitha masat e sigurisë do të merren nga FDA përpara se vaksina të vihet në dispozicion të popullsisë, duke inkurajuar të gjithë amerikanët të marrin vaksinën. Fauci shprehu optimizëm “të kujdesshëm” rreth asaj nëse vaksina do të ishte në dispozicion, veçanërisht deri vitin e ardhshëm.  “Besoj, se për një periudhë kohe në 2021-n, amerikanët do të jenë në gjendje ta marrin atë. Do të ketë një listë për ata që marrin vaksinimet me herët. Nuk mendoj se do ta marrin të gjithë menjëherë. Por “përfundimisht, brenda një kohe të arsyeshme, planet do të mundësojnë që çdo amerikan që ka nevojë për vaksinën ta marrë atë” tha Fauci, duke iu referuar vaksinës.  Eksperti i sëmundjes infektive tha se 30,000 individë kanë filluar të regjistrohen në provën klinike të parë të Fazës 3 të një vaksine që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara.  Fauci ka thënë ka thënë se fëmijët duhet të kthehen në shkollë dhe në të njëjtin mendim ka qenë dhe Redfield i cili tha se shkollat ​​duhet të rihapin këtë vjeshtë, duke shtuar se mbyllja e shkollave mund të rezultojë në “pasoja të shëndetit publik”. Ndër të tjera eksperti i shëndetësisë tha se plani strategjik i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë është i përqendruar në katër pika kryesore që lidhen me Covid-19. Ato janë: përmirësimi i njohurive themelore të virusit, zhvillimi i diagnostikimit, testimi i terapive dhe zhvillimi dhe testimi i vaksinave.

  • 16:58

    Studimi i ri: Një efekt tjetër anësor i COVID-19 është humbja e dëgjimit

    Foto ilustruese

    Ekspertët e Shëndetësisë kanë bërë me dije prej përhapjes së virusit se të gjithë personat e prekur nga Covid-19 pas shërimit do të kenë shumë shqetësime të tjera. Sipas një  studimi të fundit është raportuar se disa njerëz pavarësisht se u shëruan nga Covid-19 kanë pasur probleme me dëgjimin. Audiologët në Universitetin e Mançesterit anketuan 121 të rritur gjatë  tetë javëve pasi dolën nga spitali.  Pasi janë pyetur për ndryshimet në seancat e tyre, 16 njerëz prej tyre treguan se ata kishin probleme me dëgjimin. Tetë nga ata raportuan se nuk dëgjonin mirë dhe 8 të tjerë kishin tringëllima në vesh, dëgjimi i zhurmës që nuk shkaktohet nga një burim i jashtëm. Më tej thuhet se virusi mund të “udhëtojë” në tru përmes qelizave të gjakut. Truri ynë ka shumë receptorë ACE2, proteina e sipërfaqes qelizore që SARS-CoV-2 përdor për të hyrë në qelizat e shëndetshme. Lobi i përkohshëm i  trurit, i cili kontrollon dëgjimin, gjithashtu ka mjaft receptorë ACE2. Kur virusi prek këtë zonë, ai lëshon citokina, të cilat, nga ana tjetër, dëmtojnë qendrat e dëgjimit në tru. Kevin Munro, profesor i audiologjisë dhe udhëheqësi i departamentit të dëgjimit të shëndetit në Qendrën e Kërkimeve Biomjekësore të Mançesterit, tha se “shkencëtarët tashmë e dinin se viruset e tjera si fruthi, shytat dhe meningjiti mund të shkaktojnë humbje të dëgjimit”.

  • 16:37

    E pabesueshme! Foshnja infektohet me koronavirus, 2 ditë pas lindjes

    Presley Dowdall

    Një rast i padëgjuar më parë ka ndodhur në britani ku një foshnjë ka rezultuar pozitive me COVID-19 vetëm dy ditë pasi ka lindur. Sipas mediave të huaja foshnja me ermin Presley Dowdall lindi në Spitalin Basildon në Essex ku vetëm pas dy ditësh kishte vështirësi në frymëmarrje dhe pas kontrolleve të mjekëve rezultoi se ai ishte i infektuar me virusin. Ndërkohë për mediat e huaja ka folur dhe mamaja e vogëlushit ku është shprehur se për të ishte një tronditje e madhe lajmi për infektimin e fëmijës.   “Ishte një tronditje e madhe. Nuk doja të dëgjoja diçka të tillë dhe madje as ta besoja. Ai kishte vështirësi në frymëmarrje dhe më pas rezultoi se ai ishte i infektuar me COVID-19. Ndihesha në faj, sepse s’mund të ndihmoja djalin tim të porsalindur”.- tha ajo.  Më tej ajo shtoi se Presley për fat të mirë është shëruar plotësisht nga sëmundja dhe tha se nuk e di se ku mund të jetë infektuar i biri. “Asnjëherë nuk do të marrim një përgjigje se si apo pse u infektua me koronavirus. Është thjesht një pyetje pa përgjigje, me të cilën do të duhet të jetojmë”, tha ajo.

  • 16:29

    Nuk zgjati shumë! Një ditë pas rikthimit të masave, nisin festat e ‘çmendura’ në Britani

    Edhe pse ditën e djeshme kryeministri britanik vendosi përsëri kthimin e masave kufizuese për parandalimin e Covid-19 të rinjtë nuk I kanë marrë seriozisht urdhërat e qeverisë pasi me ardhjen e fundjavës janë rikthyer edhe festat e të rinjëve. Në fotot e publikuara nga mediat e huaja shihet se si të rinjtë festojnë duke mos respektuar rregullat e distancimit social dhe ata kanë shijuar fundjavën sipas mënyrës së tyre. Adhuruesit e jetës së natës kaluan një mbrëmje mes alkoolit dhe nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Manchester. Ata shfrytëzuan në maksimum motin e ngrohtë në rrugët e qytetit, edhe pse rastet me koronavirus janë në rritje.

  • 16:21

    Shtimi i rasteve të reja me Covid-19/ Kanadaja zgjat mbylljen e kufijve, përveç amerikanëve

    Foto ilustruese

    Koronavirusi ka bërë që shumë shtete të marrin masa të ashpra me qëllim frenimin e rasteve të reja. Për këtë shkak teksa janë shtuar rastet e reja me Covid-19, Kanadaja ka theksuar se kishte zgjatur mbylljen e kufijve përveç amerikanëve. Gjithashtu ka njoftuar edhe lançimin e aplikacionit në telefon të gjurmimit të kontateve për të shmangur përhapjen e pandemisë COVID-19.  Mediat e huaja kanë shkruar se Kanadaja ka zgjatur masat kufizuese për hyrjen në Kanada për të ardhurit nga një vend i huaj, përveç SHBA-së, raportohet  në bazë të një dekreti të publikuar ditën e djeshme.  Kufiri me Amerikën është vendi më i prekur nga pandemia, është mbyllur për udhëtimet jo thelbësore që prej 21 marsit dhe do të qendrojë i mbyllur deri më 20 gusht. Karantina dhe izolimi i detyrueshëm pas hyrjes në vend është në fuqi deri më 31 gusht. Ndër të tjera kryeministri Justin Trudeau njoftoi se ishte i mundur shkarkimi i aplikacionit në telefon për gjurmimin e kontakteve që parashikon përhapjen e pandemisë.

  • 16:10

    U bllokuan që në mars/ Rinisin fluturimet nga Rusia në Turqi pas masave të COVID-19

    Foto ilustruese

    Koronavirusi ka bërë që shumë shtete të mbyllin kujfijtë me qëllim frenimin e përhapjes së rasteve të reja me Covid-19. Ndërkohë ditën e sotme është bërë me dije se nga sot kanë rinisur fluturimet nga Rusia për në Turqi, pasi më herët ishin pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.  Mëngjesin e kësaj të shtune u realizua fluturimi i parë nga Moska për në Stamboll, pasi pasagjerët, shumica shtetas rusë, arritën me ‘Turkish Airlines’ në kryeqytetin turk.  Disa nga pasagjerët për destinacion kishin qytetin e Antalyas për të bërë pushimet e tyre. Një vit më parë Turqia renditej e para në listën e vendeve më të vizituara nga turistët rusë, pasi vendin e vizituan afro 7 milionë shtetas të Rusisë.  Kujtojmë se fluturimet mes Turqisë dhe Rusisë u pezulluan në mars për shkak të koronavirusit.

  • 15:57

    Rusia nuk gjen paqe/ Regjistrohen mbi 845 mijë raste me COVID-19, shkon mbi 14 mijë numri total i viktimave

    Foto ilustruese

    Rusia është një ndër shtetet më të goditura nga pandemia e Covid-19, ku ditë pas dite po shënohen shifra të larta të të infektuarëve. Gjithashtu edhe numri i viktimave është rritur ndjeshëm, duke bërë që vendi të shtojë masat e sigurisë sepse tashmë Rusia renditet si vendi i katërt në listën e vendeve më të prekura nga virusi.  Deri më tani Rusia ka regjistruar të paktën  845,443  të infektuar që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë, ndërsa kanë vdekur 14.058 persona të tjerë.  Në 24 orët e fundit raportohet të jenë shënuar 5462 raste të reja me Covid-19 dhe 95 viktima. Lajmi i mirë është se numri i të shëruarve ka shkuar në 646.524, me 8.114 të shëruar në 24 orët e fundit. Ndërkohë në Moskë janë regjistruar 690 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshme në 242.049, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka shkuar në 4.473.  Kujtojmë se rasti i parë me COVID-19 në Rusi u konfirmua më 31 janar ndërsa viktima e parë u regjistrua më 19 mars.

Shto Koment