Bota

COVID-19 nuk “tremb” britanikët/  Të rinjtë sfidojnë rregullat dhe dynden në rrugë, festa me alkool dhe grumbullime masive

Qindra të rinj pushtuan qendrat e qyteteve në Cardiff dhe Swansea duke sfiduar temperaturat e ulëta të Uellsit, duke mos zbatuar rregullat e qeverisë për distancim social.
Featured image of article: COVID-19 nuk “tremb” britanikët/  Të rinjtë sfidojnë rregullat dhe dynden në rrugë, festa me alkool dhe grumbullime masive

BRITANI– Teksa qeveria britanike bën thirrje për distancim social dhe shmangie të grumbullimeve për shkak të rritjes së shifrave të të prekurëve me COVID, duket se të rinjtë nuk i tremben pandemisë.

Qindra të rinj pushtuan qendrat e qyteteve në Cardiff dhe Swansea duke sfiduar temperaturat e ulëta të Uellsit, duke mos zbatuar rregullat e qeverisë për distancim social.

Policia britanike u detyrua të ndërhynte në festën me alkool që zgjati deri në orët e para të mëngjesit dhe të shpërndante të rinjtë “të pabindur”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që prej fillimit të pandemisë, Britania e Madhe numëron 1,674,134 raste me COVID dhe mbi 60 mijë vdekje.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment