Bota

Covid-19 nuk njeh moshë, humb jetën 13-vjeçari në Britaninë e Madhe, familjarët: S’kishte probleme të tjera shëndetësore

Viktima në moshë më të re nga koronavirusi në Britaninë e Madhe është një djalë 13-vjeçar, Ismail Mohamed Abdulwahab.
Featured image of article: Covid-19 nuk njeh moshë, humb jetën 13-vjeçari në Britaninë e Madhe, familjarët: S’kishte probleme të tjera shëndetësore
Përditësuar:

Britani i Madhe- Ismail Mohamed Abdulwahab, vetëm 13-vjeç ka humbur jetën në Britaninë e Madhe, pasi u infektua nga COVID-19. Mediet britanike shkruajnë se 13-vjeçari që ndërroi jetë në spitalin Kings College në Londër, nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor. 13-vjeçari u shtrua në spital, pasi kishte probleme me frymëmarrjen.

“Ai u vendos në një ventilator dhe më pas u fut në një gjendje kome , por fatkeqësisht vdiq dje në mëngjes.  Nuk kishte probleme të tjera shëndetësore. Ne jemi të shkatërruar”, ka thënë një prej familjarëve të tij.

Po kështu, Mark Stephenson, drejtori i kolegjit në Madinah College, në jug-perëndim të Londrës, ku motra e 13-vjeçarit punon si mësuese, po mbledh para për shpenzimet e funeralit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koronavirusi po vret çdo ditë. 42,339 persona deri më tani kanë humbur jetën në të gjithë botën, pasi u infektuan me COVID-19. Ndërsa 859,458 persona janë të infektuar, por 178,330 të tjerë kanë fituar betejën me virusin vdekjeprurës.  Kina, i cili është edhe vendi ku virusi u përhap për herë të parë, mesa duket e ka situatën nën kontroll. Në 24 orët e fundit, në shtetin kinez janë shënuar 7 viktima dhe 36 raste të reja.

Burimi: BCC

J.V/Dosja.al 

Shto Koment