Showbiz

Covid-19 nuk ndalon VIP-at të bëjnë pushime/ Robert Berisha e kalon beqar këtë verë, mbesa e Sali Berishës poston fotot nga pushimet në Lalëz

FOTO
Në Instagram të gjithë VIP-at kanë postuar momentet nga pushimet e tyre në jug të Shqipërisë por jo vetëm ku mes tyre është Kejvina Kthella, Trejsi Sejdini,  Anxhela Peristeri, Robert Berisha, Xherdan Shaqiri, Dasara Malltezi, Ira Seferi, Luana Vjollca, si edhe shumë të tjerë. 
Featured image of article: Covid-19 nuk ndalon VIP-at të bëjnë pushime/ Robert Berisha e kalon beqar këtë verë, mbesa e Sali Berishës poston fotot nga pushimet në Lalëz

TIRANË–  Pushimet e verës të këtij viti nuk kanë asnjë ndryshim nga një vit më parë, pavarësisht se prej më shumë 5 muajsh vendi ynë është i përfshirë nga pandemia.

Tashmë qytetet bregdetare janë mbushur me pushues ndërsa mes tyre sigurisht që janë edhe VIP-at që po shijojnë këto  ditë të nxehta vere.

Ndonëse  ushtimet jashtë Shqipërisë kanë qenë të pamundura por nga rrjetet sociale është parë që një pjesë e madhe e personazheve publik po pushojnë në jug të vendit, e mesa duket në rivierën shqiptare nuk kalohet keq.

Në Instagram të gjithë VIP-at kanë postuar momentet nga pushimet e tyre në jug të Shqipërisë por jo vetëm ku mes tyre është Kejvina Kthella, Trejsi Sejdini,  Anxhela Peristeri, Robert Berisha, Xherdan Shaqiri, Dasara Malltezi, Ira Seferi, Luana Vjollca, si edhe shumë të tjerë.

Kejvina Kthella dhe Trejsi Sejdini

Janë dy modelet e njohura Kejvina Kthella dhe Trejsi Sejdini që gjatë peridhës së vështirë të pandemisë nuk ndodheshin në Shqipëri, por tashmë ato janë rikthyer në vend. Secila prej tyre ka publikuar foto dhe video nga pushimet në jug të vendit, ku të veshura me bikini kanë shkrepur foto teje provokuese.

Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri

Gjithashtu edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri  ka treguar përmes disa fotove se po pushon disa ditë në Ksamil. Në një kohë që edhe konceretet janë anuluar, ajo ka pasur më shumë kohë për të pushuar. Ndërkohë në fotot që ajo ka publikuar shihet që karuajtuar më së miri linjat trupore. Siç ka treguar edhe ajo vet prej kohësh ajo mban një dietë strikte dhe rezultatet besojmë se janë të qarta.

Robert Berisha

Si shumë të tjerë edhe këngëtari i njohur Robert Berisha  këtë verë po e kalon në Shqipëri. Ai ka treguar përmes rrjeteve sociale se këtë vit po i kalon pushimet si një mashkulli single. Nga të gjitha postimet që ka bërë  ai është parë nën shoqërinë e miqve të tij por jo nga ndonjë femër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 Xherdan Shaqiri

Futbollisti i mirënjohur shqiptar sikurse shumë personazhe të tjerë ka zgjedhur të pushojë në jug të Shqipërisë këtë verë si shkak i pandemisë. Por njësoj  si Roberti edhe Xherdani duke se këtë verë po i kalon pushimet beqar.

Ira Seferi

Bashkëshortja e Gaz Pajës në fotot që ka publikuar gjatë këtyre ditëve, ka treguar se po i kalon pushimet në rivierën shqiptare. Nga fotot që ka publikuar  duket se është një bionde me shumë stil dhe me forma trupore perfekte.  Ira sëbashku me Gazin dhe djalin e tyre po shijojnë këto ditë relaksi në Dhërmi.

Luana Vjollca

Luana Vjollca

Luana është një ndër emrat më të përfolur në shoëbizzin shqiptar, pasi ajo tërheq gjithmonë vëmendje me postimet që bën në rrjetet sociale. Në një kohë që të gjithë fansat po presin këngën e saj të re, moderatorja po bën edhe  pushime. Në postimet që ajo ka bërë duket Luana jka treguar se është në Vlorë, ku pushimet po i kalon mbi jaht.

Dasara Malltezi

Covid-19 ka mbyllur kufijtë por Shqipëria ka një hapësirë të mirë përë të gjithë ata që duan të shijojë detin përgjatë kësaj vere. Kështu ka bërë edhe familja e vajzës së Sali Berishës, ku është parë se po pushojnë pranë shtëpisë që ata kanë në Gjirin e Lalzit. Është parë nga postimet e mbesës së madhe të ish-kryeministrit Berisha, Dasara ka shpërndarë në rrjetet sociale video teksa është në shezlong me motrat dhe të afërmit e saj. Sikurse kanë bërë edhe vitet e tjera, familja Malltezi zgjedh Gjirin e Lalëzit për të shijuar disa ditë pushime së bashku pranë detit.

A.C/Dosja.al

Shto Koment