Aktualitet

“COVID-19 nuk ekziston”, Pipero: Mos bëni deklarata të tilla që krijojnë çoroditje, virusi do na shoqërojë për shumë kohë

Mjeku Pëllumb Pipero ka denoncuar me forcë publikimin e deklaratave, se COVID-19 nuk ekziston. Sipas tij, këto deklarata çorodisin njerëzit, ndërsa shton se me virusin do bashkëjetojmë edhe pë shumë kohë.
Featured image of article: “COVID-19 nuk ekziston”, Pipero: Mos bëni deklarata të tilla që krijojnë çoroditje, virusi do na shoqërojë për shumë kohë Pëllumb Pipero

TIRANË -Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, thotë se duhet ndaluar publikimi i deklaratave që mohojnë apo neglizhojnë rrezikun e koronavirusit. Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, Pipero tha se deklarata të tilla krijojnë çoroditje, në një kohë kur virusi është i pranishëm dhe do të vijojë të mbetet i tillë.

Shumë njerëz më pyesin a është e vërtetë, madje edhe njerëz të shkolluar. Duhet ta prekësh me dorë që ta besosh. Në Itali të thuash që nuk ka virus, është e dënueshme me ligj. Unë do t’u rekomandja qytetarëve, edhe atyre me akses në media, të mos bëjnë deklarime të tilla që krijojnë çoroditje. Situata është botërore. Njerëzit kanë nevojë për të vërtetën dhe për ndërgjegjësim. Virusi qarkullon dhe do të na shoqërojë për shumë kohë. Do të kishte sens që të ndalohej hedhja dhe publikimi i deklaratave të tilla që janë të dëmshme”, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga TvT

Shto Koment