Bota

Covid-19 në SHBA/ FDA aprovon pajisjet e para të testimit në shtëpi për virusin

Dr.Stephen Hahn ka njoftuar se agjencia ka autorizuar testin e parë që mund të bëhet nga shtëpia për diagnostikimin e COVID-19.
Featured image of article: Covid-19 në SHBA/ FDA aprovon pajisjet e para të testimit në shtëpi për virusin Foto ilustruese

SHBA– Koronavirusi po bën kërdinë në SHBA, ku ditë pas dite numri i viktimave nga virusi vetëm është rritur. Ndërkohë ekspertë e shkencëtarë po bëjnë të pamundurën për të gjetur vaksinën ose një ilaç që zhduk koronavirusin.

Ndërkohë mediat e huaja kanë shkruar se drejtori i agjencisë amerikane të ushqimit dhe ilaçeve, (FDA) Dr.Stephen Hahn ka njoftuar se agjencia ka autorizuar testin e parë që mund të bëhet nga shtëpia për diagnostikimin e COVID-19.

Ndër të tjera ai ka thënë se janë aprovuar 63 teste deri më tani, dhe aktualisht është duke punuar me mbi 400 prodhues të këtyre testeve për të autorizuar produktet e tyre.
Teksa Trump i ka lënë atij nën përgjegjësi të menaxhojë situtatën e vështirë të koronavirusit, Hahn thotë: Kemi bërë çfarë ishte e mundur duke njohur edhe emergjencën e situatës. Ky është një test ku, nën rrethana të caktuara me mbikëqyrjen e mjekut, një i tillë mund t’i dërgohet me postë një pacienti, dhe më pas ai mund të kryej vetë tamponin dhe t’ia postojë përsëri mjekut e më pas të marrë rezultatet.
Më tej ai thotë se agjencia ka aprovuar 63 teste deri më tani, dhe aktualisht është duke punuar me mbi 400 prodhues të këtyre testeve për të autorizuar produktet e tyre.

Kujtojmë që mungesa e testimit ka qenë një prej pengesave kryesore me përgjigjen e vendit COVID-19 në SHBA.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Guvernatorët në të gjithë SHBA kanë bërë thirrje për më shumë teste javët e fundit, dhe testet fillestare të bëra nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve ishin të pasakta.

Burimi: AJC 

A.C/Dosja.al

Shto Koment