Rajoni

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, shënohen 4 viktima, autoritetet kërkojnë kufizime për Bajram

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 4 viktima të reja nga COVID-19. Autoritetet shëndetësore kërkojnë kufizime për Bajram.
Featured image of article: COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, shënohen 4 viktima, autoritetet kërkojnë kufizime për Bajram Infermiere në Maqedoninë e Veriut

Maqedoni e Veriut– Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 4 viktima të reja nga koronavirusi. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, viktimat janë një një grua 65-vjeç dhe një 71-vjeçare nga Shkupi, një 73-vjeçar nga Tetova dhe një 41-vjeçare nga Prilepi.

Me 4 viktimat e reja numri i viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 110. Gjithashtu gjatë testeve të kryera në orët e fundit nga 512 teste të kryera, janë konfirmuar 19 raste të reja, ndërsa 16 pacientë janë shëruar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në total që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë e Veriut numërohen 1858 raste me COVID-19, nga të cilët 1367 janë shëruar, ndërsa 381 janë aktiv. Komisioni i Sëmundjeve Infektive i ka rekomanduar qeverisë që të vendosë një masë kufizuese prej 58 orësh për ditët festive të Bajramit dhe Shën Klimentit, më 24 dhe 25 maj, ndërsa ka kërkuar që kafenetë dhe restorantet të mos hapen këtë javë.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment