Rajoni

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 15 viktima dhe 1 mijë e 39 raste të reja

Ndërkohe Instituti i Shëndetit Publik, ka bërë të ditur se sot janë shëruar 998 pacientë nga koronavirusi.
Featured image of article: COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 15 viktima dhe 1 mijë e 39 raste të reja Foto ilustruese

MAQEDONI- Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 15 pacientë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë kryer 3, 143 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 1, 039 raste.

Ndërkohe Instituti i Shëndetit Publik, ka bërë të ditur se sot janë shëruar 998 pacientë nga koronavirusi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq që nga fillimi i pandemisë deri më tani, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 20, 711 raste aktiv.  Autoritetet shëndetësore i bëjnë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit, pasi situata mbetet ende serioze.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment