Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 79 raste të reja, shërohen 71 pacientë të tjerë

Gjatë 24 orëve në Kosovë janë regjistruar 79 raste të reja ndersa së fundmi janë shëruar pacientë.
Featured image of article: Covid-19 në Kosovë/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 79 raste të reja, shërohen 71 pacientë të tjerë Foto Ilustruese

KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 79 raste të reja me koronavirus në vend dhe numri në total i të prekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkua në 2.878 pacientë.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 40 raste, komuna e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog, Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë”, ka njoftuar IKSHPK.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 71 persona të prekur nga koronavirusi dhe numri në total i tyre ka shkuar në  1.577 raste.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment