Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 73 raste të reja me koronavirus , shërohen 63 pacientë të tjerë

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë.
Featured image of article: Covid-19 në Kosovë/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 73 raste të reja me koronavirus , shërohen 63 pacientë të tjerë Foto ilustruese

KOSOVË-Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 73 raste të reja me koronavirus në vend dhe numri në total i të prekurve që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në  3.064 persona.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 63 persona të prekur nga koronavirusi dhe numri në total i personave që kanë fituar betejën me Covid- 19 ka shkuar në  1.707 raste.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment