Rajoni

Covid-19 në Kosovë, MSH: Do të kërkojmë një rishikim të masave

Në një intervistë për Euronews Albania ai është shprehur se Kosova ka një ngarkesë të kapaciteteve spitalore dhe se situata po del nga kontrolli
Featured image of article: Covid-19 në Kosovë, MSH: Do të kërkojmë një rishikim të masave Faik Hoti

KOSOVË- Kosovë është një nga vendet e rajonit më të goditura në Covid-19. Në lidhje me situatën e keqe që ajo ndodhet ka folur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili ka thënë se situata në vend është shumë serioze. Në një intervistë për Euronews Albania ai është shprehur se Kosova ka një ngarkesë të kapaciteteve spitalore dhe se situata po del nga kontrolli. Më tej, ai ka thënë se do t’i kërkojnë qeverisë një rishikim të masave të marra si edhe nëse është e nevojshme ashprsim të tyre.

“Situata këtu është e ngjashme si në shtetet e rajonit. Në Kosovë situata sa i përket COVID-19 reflekton të jetë tepër serioze, me një ngarkesë të kapaciteteve spitalore, më një numër të lartë të atyre që rezultojnë të pozitiv në COVID, me një parashikim që do kemi edhe për një kohë të gjatë shifra të tilla, që duhen menaxhuar. Do të kërkojmë një rishikim të masave dhe të shohim se cilat kanë qenë edhe efektet e masave të marra deri më tani”, u shpreh ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandmeisë deri tani në Kosovë janë infektuar 32 022 persona nga Covid-19, ndërsa 874 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment