Bota

Covid-19 në Itali/ Conte: Ekziston mundësia e zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme

Por megjithatë ai ka shtuar se ky është vendim që do të merret në Këshillin e Ministrave duke shtuar se nëse zgjatet gjendja e jashtëzakonshme do të merren dhe masat e nevojshme.
Featured image of article: Covid-19 në Itali/ Conte: Ekziston mundësia e zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme Giuseppe Conte

ITALI- Kryeministri italian, Giuseppe Conte  ditën e sotme ka deklaruar se gjendja e jashtëzakonshme e cila ishte planifikuar për të mbaruar me 31 korrik mund të zgjatet. Kjo vjen pasi për shkak të kushteve që janë krijuar për shkak të Covid-19.  Por megjithatë ai ka shtuar se ky është vendim që do të merret në Këshillin e Ministrave duke shtuar se nëse zgjatet gjendja e jashtëzakonshme do të merren dhe masat e nevojshme.

 “Në mënyrë të arsyeshme, ekzistojnë kushte për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit pas datës 31 korrik . Gjendja e jashtëzakonshme është përdorur për të mbajtur nën kontroll virusin. Ne ende nuk kemi vendosur, por ne po lëvizim në mënyrë të arsyeshme në këtë drejtim. Ky është një vendim kolektiv që do ta marrim në Këshillin e Ministrave dhe një zgjatje e mundshme do të thotë që ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë të marrim masat e nevojshme, madje edhe të një dimensioni të vogël” ka thënë  Conte gjatë një konference për shtyp.

Italia është një nga vendet më të prekura në Eprovë ku që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë regjistruar  35 000 të vdekur dhe më shumë se 242 000 raste.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:ilgiornale.it

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment