Bota

Situata e COVID-19 në Itali/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 71 viktima dhe 321 raste të reja (SHIFRAT)

Mediat vendase kanë njoftuar se në 11 rajone të vendit nuk është regjistruar asnjë vdekje. Megjithatë ka ende të infektuar të rinj.
Featured image of article: Situata e COVID-19 në Itali/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 71 viktima dhe 321 raste të reja (SHIFRAT) Foto Ilustruese

ITALI- Autoritetet e Mbrojtjes Civile kanë bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 71 viktima nga koronavirusi dhe numri në totali i jetëve të humbura në vend ka shkuar në  33.601 persona.

Mediat vendase kanë njoftuar se në 11 rajone të vendit nuk është regjistruar asnjë vdekje. Megjithatë ka ende të infektuar të rinj. Autoritetet raportuan gjithashtu se sot janë  regjistruar edhe 321 raste të reja pozitive me Covid-19 dhe numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në  233 836 të prekur nga pandemia.

Sa i përket numri të të shëruarve, sot në Itali kanë fituar “betejën” me pandemisë 846 persona ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 160 938 të tillë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: corriere.it

(A.K.dosja.al)

Shto Koment