Bota

Covid-19 në Iran/ Shkon në 14.188 numri i viktimave dhe mbi 273 mijë i të infektuarve

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 237.788 persona ndërkohë që 3.556 pacientë janë në gjendje kritike.
Featured image of article: Covid-19 në Iran/ Shkon në 14.188 numri i viktimave dhe mbi 273 mijë i të infektuarve Foto Ilustruese

IRAN- 209 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve në Iran për shkak të koronavirusit  duke e çuar në total numrin viktimave në 14.188 persona. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, e cila tha po ashtu se së fundmi , në vend janë regjistruar 2.182 raste të reja,  dhe bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 273.656 të tjerë..

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 237.788 persona ndërkohë që 3.556 pacientë janë në gjendje kritike.

Ndër të tjera ajo tha se që nga fillimi i pandemisë deri më tani  në Iran janë janë kryer 2.148.999 teste.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: tasnimnews.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment