Rajoni

Covid-19 në Greqi/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 87 viktima mbi 2 mijë raste të reja

Me shtimin e shifrave të ditës së sotme në Greqi, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar në total 1,902 viktima. Ndërkohë që prej fillimit të emergjencës shëndetësore deri më tani janë shënuar të 97,288 infektuar.
Featured image of article: Covid-19 në Greqi/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 87 viktima mbi 2 mijë raste të reja Foto Ilustruese

 GREQI– Ditën e sotme në Greqi janë regjistruar 2,151 raste me Covid-19, ndërsa 87 qytetarë e kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Me shtimin e shifrave të ditës së sotme në Greqi, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar në total 1,902 viktima. Ndërkohë që prej fillimit të emergjencës shëndetësore deri më tani janë shënuar të 97,288 infektuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Greqi kanë fituar betejën me Covid-19, 9,989  persona sakaq në gjendje të rëndë për jetën janë 597 të tjerë.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment