Bota

COVID-19 në Gjermani/ Zëdhënësi i Merkel: Përcaktimi i një vale të dytë të COVID-19 detyrë e virologëve

Steffen Seibert ka deklaruar se përcaktimi nëse ekziston një valë e dytë e COVID-19 është detyrë e virologëve.
Featured image of article: COVID-19 në Gjermani/ Zëdhënësi i Merkel: Përcaktimi i një vale të dytë të COVID-19 detyrë e virologëve Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, Steffen Seibert

GJERMANI-Në një kohë që bota po përballet me një situatë teje të vështirë të COVID-19, ekzistojnë shumë deklarata të shkemcëtrëve dhe ekspertëv  të huaj, se bota rrezikohet nga një valë e dytë e pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë asgjë nuk është e konfirmuar prëfundimisht nëse vërtetë vendi do të përballet sëris me një valë të dytë të këtij virusi vdekjeprurës. Për  këtë arsye Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, Steffen Seibert ka deklaruar se përcaktimi nëse ekziston një valë e dytë e COVID-19 është detyrë e virologëve.

“Sipas mendimit tim, politikanët dhe gazetarët nuk kanë trajnimin e duhur për t’u marrë me këtë, por ne i ndajmë shqetësimet për rritjen e rasteve të infektimit në Gjermani.”- tha Seibert gjatë konferencës për shtyp. Ndërsa shtoi se Gjermania do të bëjë çdo përpjekje për të reaguar me zgjuarsi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej ai theksoi se rritja e rasteve nuk do të thotë domosdoshmërisht fillimi i një valë të re, por mund të jetë edhe rifillimi i një të mëparshmeje.

Burimi:  berlinspectator

A.C/Dosja.al

Shto Koment