Bota

Covid-19 në Gjermani/ Angela Merkel: Pavarësisht shpikjes së vaksinës, kriza e shkaktuar nga pandemia është e rëndë, masat parandaluese do të vazhdojnë 

Merkel paralajmëroi se vala e dytë e pandemisë do të jetë më e ashpër se e para. Po ashtu ajo ka thënë se në vend do të vazhdojnë masat kufizuese për parandalimin e sëmundjes vdekjeprurëse. 
Featured image of article: Covid-19 në Gjermani/ Angela Merkel: Pavarësisht shpikjes së vaksinës, kriza e shkaktuar nga pandemia është e rëndë, masat parandaluese do të vazhdojnë  Angela Merkel

GJERMANI- Kancelrja gjermane Angela Merkel, ditën e sotme është shprehur se pavarësisht lajmit të mirë për vaksinën e Covid-19, kriza që është shkaktuar për shkak të pandemisë mbetet ende e rëndë.

Merkel paralajmëroi se vala e dytë e pandemisë do të jetë më e ashpër se e para. Po ashtu ajo ka thënë se në vend do të vazhdojnë masat kufizuese për parandalimin e sëmundjes vdekjeprurëse.

“Siç ishte rasti me gripin spanjoll, tani duhet gjithashtu të presim që vala e dytë të jetë më e ashpër dhe kjo ndodhë gjatë një periudhe me më pak fat të vitit, muajve të dimrit që do të thotë se do të duhet të merremi me këtë gjithë stinën. Edhe nëse ka një lajm të mirë tani për vaksinat që po zhvillohen, nuk do të ketë ndonjë ndikim të rëndësishëm këtë dimër, kështu që ne duhet të vazhdojmë me masat tona parandaluese,” tha Merkel, në një deklaratë për mediat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Gjermani janë regjistraur 716,814 të infektuar dhe 11,976 viktima, sakaq   3,005 pacientë ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment