Berisha nxjerr emrat e kandidatëve për Kryesinë e PD, 'suprizë' Ina Zhupa
Sali Berisha TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka publikuar 47 emrat për anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike. Emrat...
Sali Berisha TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka publikuar 47 emrat për anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike. Emrat...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka depozituar një projekt-rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë për të...
Foto ilustruese TIRANË- Mbaron mbledhja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Në takimin e sotëm, i cili ka ni...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Parisit, bashkë me gruan dhe djalin për të parë në stadium ndeshjen e ...
Ushtria britanike ka dërguar rreth 200 trupa për të mbështetur spitalet e Londrës. Ata duhet të punojnë “së bashku me personelin mjekësor për të mbrojtur vendin nga Covid-19”, tha ministri i Mbrojtjes Ben Wallace. 32 ushtarë do të ofrojnë gjithashtu ndihmë për shërbimet e shpëtimit. Dislokimi është planifikuar për një periudhë fillestare prej tri javësh.
Wallace tha gjithashtu se rreth 1800 pjesëtarë të ushtrisë tashmë drejtojnë ambulanca, administrojnë vaksinat e koronas dhe mjekojnë pacientët e shtruar në të gjithë vendin. Ata mund të jenë “krenarë për kontributin e tyre në këtë përpjekje të vërtetë kombëtare”.
Një situatë “shumë e vështirë” sipas NHS
Shumë spitale kanë mungesë të personelit për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Omikron të koronavirusit. Kjo ka çuar edhe në sektorin e shëndetësisë në rritje të numrit të sëmundjeve, rasteve të dyshuara dhe fazave të karantinës.
Shefi i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS), Matthew Taylor theksoi se kishte mungesë prej disa mijëra punonjësish në NHS. Mbështetja nga ushtria do të ndihmojë, por duke pasur parasysh humbjen shumë më të madhe të personelit, situata mbetet “shumë e vështirë”.
Operacionet duhet të shtyhen
“Ne kurrë nuk kemi përjetuar një nivel kaq të lartë të mungesës së personelit”, tha Chaand Napaul, president i Shoqatës Britanike të Mjekëve, për Sky News. Dega e kujdesit shëndetësor është nën presion çdo dimër, “por nuk mendoj se dikush që ka punuar në NHS ka përjetuar një nivel të tillë mungese nga kolegët e tij”.
Në spitale, operacionet e planifikuara do të shtyhen. “Kjo nuk është normale, dhe kjo është arsyeja pse qeveria duhet të pranojë se NHS është nën presion ekstrem dhe fatkeqësisht mijëra pacientë po vuajnë pasojat e këtij presioni dhe mungesës së personelit”, tha Napaul.
Johnson kundër masave më të ashpra
Sipas të dhënave të BBC-së, aktualisht në spitale po mjekohen rreth 4000 pacientë me Covid. Në fillim të dhjetorit numri ishte ende 1100.
Britania regjistroi të martën (04.01) një rekord të ri prej 218.724 infektimesh të reja me koronavirus në 24 orë. Megjithatë, numri i pacientëve me Covid-19 që kanë nevojë për intubim nuk është rritur për momentin.
Kryeministri Boris Johnson kundërshton kufizime më të ashpra për shkak të koronas apo edhe një mbyllje të re. Në vend të kësaj, ai njoftoi se do të lehtësonte rregullat e testimit për njerëzit e infektuar asimptomatikë në Angli për të pakësuar pasojat e numrit rekord të infektimeve. (DW)
(E.H/DOSJA.AL)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHBA- Ish-presidenti i SHBA Donald Trump nuk mund të fshihet pas imunitetit nga ndjekja penale dhe përballet me mundësinë që të mos kandidojë për poste publike ...
GJERMANI – Varianti Omikron i virusit Corona po përhapet me shpejtësi edhe në Gjermani. Nga një vështrim në vendet e tjera tregon se në Gjermani janë më p...
Filmat, West Side Story dhe The Power of the Dog, kanë qenë fituesit më të mëdhenj në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Golden Globes më 9 janar.Ceremonia ...
AUSTRALI – Novak Gjokoviçi (Djokovic) e përjetoi nga afër mizorinë e politikave kufitare të Australisë. Atij i dhanë një vizë dhe u inkurajua të fl...
Ato që nisën si protesta paqësore dhe u përhapën shpejt në Kazakistan, duke u shndërruar në trazira të mëdha menjëherë pas Vitit të Ri, duket se kanë shkaktuar ...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka bërë thirrje Rusisë që të ulë tensionet në krizën në Ukrainë, përpara negociatave të rëndësishme javën e...
NJU JORK – Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork ka thënë se ende nuk dihet nëse në mesin e viktimave në Bronx të Nju Jorkut ka sh...
BRITANI E MADHE- Kreu i forcave të armatosura të Britanisë së Madhe ka paralajmëruar se aktiviteti i nëndetëseve ruse po kërcënon kabllot nënujore që janë vendi...
GREQI – Tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmjen e djeshme Greqinë, lëkundjet e të cilit, u ndien edhe në Shqipëri dhe në vende të tjera, kanë shkaktuar jo p...
GREQI– Banorët në Follorinë u përballën me dëme kolosale pas tronditjes që pësuan nga tërmeti i fortë prej 5.3 Rihter që ndodhi pak para orës 12 të mbrëmj...