Bota

Covid-19 në Britani/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 137 viktima dhe 544 raste të reja

Po ashtu sipas autoriteteve 544 persona të tjerë u testuan dhe rezultuan pozitivë, duke e çuar totalin në 314,027  qytetarë.
Featured image of article: Covid-19 në Britani/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 137 viktima dhe 544 raste të reja Foto Ilustruese

BRITANI– Ditën e sotme në Britani  është rritur sërish numri i viktimave. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në Britani kanë humbur jetën  137   persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në  44,000 persona.

Po ashtu sipas autoriteteve  544  persona të tjerë u testuan dhe rezultuan pozitivë, duke e çuar totalin në 314,027  qytetarë.

Sakaq në Britani nuk është raportuar se sa persona janë shëruar që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit ndërkohë sipas autoriteteve në gjendje të rëndë për jetën janë 279 pacientë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment