Bota

Covid-19 në Britani/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 133 viktima

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se Anglia ka regjistruar 115 vdekje Uellsi tetë vdekje Skocia nëntë dhe Irlanda Veriore kishte një.
Featured image of article: Covid-19 në Britani/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 133 viktima Foto Ilustruese

BRITANI– Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se ditën e sotme janë regjistruar 133 viktima dhe numri në total i jetëve të humbura ka shkuar në 40,000. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se Anglia ka regjistruar 115 vdekje Uellsi tetë vdekje Skocia nëntë dhe Irlanda Veriore kishte një.

Ndërkohë mediat vendase ende nuk kanë njoftuar se sa raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve ndërsa vendi po përgatitet për lehtësimin e masave kufizuese për parandalimin e koronavirusit.

Deri më tani sipas të dhënave nuk bëhet e ditur se sa persona janë shëruar deri më tani në vend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: DailyMail

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment