Bota

COVID-19 në botë/ Mbi 30 milionë të infektuar, situata problematike dhe në Evropë, Britania, Franca e Spanja po shkojnë drejt izolimit të dytë

Shifra e të infektuarve në gjithë botën ka shkuar mbi 30 milionë. Situata në Evropë është problematike. Disa vende si, Franca, Spanja, Hollanda kanë shënuar rritje të rasteve të infektimit. Mbretëria e Bashkuar, ka paralajmëruar një rikthim në izolim.
Featured image of article: COVID-19 në botë/ Mbi 30 milionë të infektuar, situata problematike dhe në Evropë, Britania, Franca e Spanja po shkojnë drejt izolimit të dytë Foto ilustruese

Numri i rasteve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke e çuar shifrën në total mbi 30 milionë. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 947,919 njerëz dhe janë shëruar 22,341,720 të tjerë. SHBA-ja, mban rekord me mbi 6.69 milionë të infektuar dhe gati 200,000 viktima.
Ndërkohë në Evropë ka pasur një rritje alarmante të rasteve të infektimeve dhe disa shtete kanë shtrënguar masat parandaluese, ndërsa disa të tjerë po shkojnë drejt izolimit.

Franca ka shënuar një rritje të rasteve me mbi 13 mijë të infektuar brenda 24 orëve të fundit, ndërkohë numri i personava që kanë ndërruar jetë për shkak të infektimit me Covid-19, po rriten dhe kjo është hera e pare që prej daljes nga izlomimi, gjatë orëve të fundit kanë ndërruar jetë mbi 154 persona.

Ndërsa në kryeqytetin e Greqisë, autoritet kanë forcuar masat shtrënguese për shkak të rritjes së rasteve të infektimit. Nga dita e hënë, deri më 4 tetor, njerëzve nuk do i lejohet të jenë në një grup me më shumë se nëntë persona, ndërsa nëpër funerale, dasma dhe pagëzime nuk do të lejohen të marrin pjesë më shumë se 20 persona. Numri në total i të infektuarve në Greqi është 14,738 njerëz, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 327 persona.

Holanda po përgatit masa rajonale për të luftuar shpërthimin e koronavirusit , pasi vendi regjistroi 1,972 persona të infektuar në 24 orët e fundit. Kryeministri i Holandës, ka thënë se situata është shqetësuese, pasi vendi regjistroi një numër të lartë rastesh për katër ditë me radhë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu, qeveria ka njoftuar se Madridi, qytet i cili është edhe zona më e goditur në Spanjë nga Covid-19, do ketë një bllokim të pjesshëm të disa rretheve. Presidenti, Isabel Díaz Ayuso, ka thënë se izolimi i 37 zonave më të goditura në rajon do të hyjë në fuqi ditën e hënë.

Ndërkohë dhe Mbretëria e Bashkuar, ka paralajmëruar për një bllokim të dytë. Sekretari i shëndetësisë në Mbretërin e Bashkuar, Matt Hancock, ka thënë se: Numri i njerëzve në spital po dyfishohet çdo ditë e më shumë dhe ne do të bëjmë atë që duhet për t’i mbajtur njerëzit të sigurt.

Burimi: The Guardian

(k.a/dosja.al)

Shto Koment