Aktualitet

COVID-19/ Najada Çomo thirrje qytetarëve: Virusi është midis nesh, merret lehtë në vendet ku ka grumbullime

Çomo iu bën thirrje qytetarëve që të vendosin maskë dhe të shmangin grumbullimet. Ajo thekson se virusi është midis nesh.

TIRANË- Ministrja e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu, ka ndarë në faqen e saj në Facebook një videomesazh drejtuar qytetarëve nga mjekja Najada Çomo.

Në mesazhin e saj Çomo shprehet se në ditët e fundit fluksi i pacientëve të shtruar në spital është rritur dhe gjithashtu edhe numri i qytetarëve që kanë ndërruar jetë. Nisur nga kjo situatë mjekja e njohur ka apeluar sërish për zbatimin e masave të higjenës, distancimit social, vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura dhe shmangien e grumbullimeve masive.

Ajo ka theksuar në mesazhin e saj se personali mjeksor ka bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë këtyre 5 muajve dhe do vijoj të jetë në shërbim të qytetarëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Jemi në sezonin e verës. Kanë kaluar 5 muaj dhe fluksi i pacientëve të paraqitur në shërbimin infektiv ka ardhur u shtuar me të sëmurë rëndë, natyrisht edhe me humbje jete.  Unë kam një apel për qytetarët që na ndjekin, që gjithë këto muaj pune intensive në shërbimin infektiv, që nga dimri deri në verë janë lodhje dhe punë e jashtëzakonshme. Por kam një apel që, ju lutem respektoni masat e thëna, që janë elementë shumë të pakët, që është mbajtja e maskës, ruajtja e distancimit fizik, me njëri tjetrin, dhe frekuentoni sa më pak ambientet publike apo situata ku grumbullohen njerëz sepse janë vendi më i rrezikshëm për t’u infektuar nga Covid19. Virusi është midis jush. Natyrisht që është edhe midis nesh si personel shëndetësor që u shërbejmë juve. Ne jemi për t’ju shërbyer juve. Ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj, dhe për t’u pakësuar numri i personave që vijnë në spital.”, shprehet mjekja e njiohur. 

J.V/Dosja.al

Shto Koment