Aktualitet

COVID-19/ Mjekja në pension rikthehet në punë, asiston në një lindje në Peqin, Meta: Një shembull i jashtëzakonshëm frymëzimi

FOTO
Presidenti thekson se edhe pse mekeja ka mbushur moshën e pensionit, ajo është rikthyer në punë, për t'i ardhur në ndihmë stafit për shkak të situatës së pandemisë.
Featured image of article: COVID-19/ Mjekja në pension rikthehet në punë, asiston në një lindje në Peqin, Meta: Një shembull i jashtëzakonshëm frymëzimi Burbuqe Ajazi

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka njoftuar se mjekja gjinekologe, Burbuqe Ajazi, e cila ka dalë në pension është rikthyer në punë, pas situatës së krijuar në vend nga COVID-19. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Meta tregon se mjekja dje ka asituar në lindjen e një bebi në qytetin e Peqinit.

“Duke i uruar jetë të gjatë dhe shëndet foshnjës së sapolindur, ndaj me prindërit gëzimin për lindjen e djalit të tyre në këto momente shumë të lumtura e të veçanta për ta. 🙏💐
Në këtë situatë të vështirë të gjithë kemi nevojë për lajme kaq të mira! 
Mirënjohje dhe falenderim të thellë për mjeken e nderuar Burbuqe Ajazi!”, shprehet ndër të tjera Meta. 

Postimi i plotë:

Mjekja gjinekologe, Burbuqe Ajazi, ndonëse prej vitesh e ka mbushur moshën e pensionit, vazhdon të shërbejë me shumë profesionalizëm, përkushtim dhe pasion në spitalin e Peqinit, duke u kthyer në shembull të jashtëzakonshëm frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve dhe infermierëve.
Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë shëndetësinë shqiptare për shkak të situatës së pandemisë 🔴#COVID19, mjekja e nderuar dje në mbrëmje ka dalë në punë, dhe së bashku me stafin e mrekullueshëm të mjekëve të Peqinit, ka asistuar për lindjen e shëndetshme të një bebi👶 shumë të bukur! 😍
Duke i uruar jetë të gjatë dhe shëndet foshnjës së sapolindur, ndaj me prindërit gëzimin për lindjen e djalit të tyre në këto momente shumë të lumtura e të veçanta për ta. 🙏💐
Në këtë situatë të vështirë të gjithë kemi nevojë për lajme kaq të mira! Mirënjohje dhe falenderim të thellë për mjeken e nderuar Burbuqe Ajazi! 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Foto e publikuar nga Meta, mjekët teksa asistojnë në lindje

 

Duhet të themi se numri i personave të infektuar po rritet nga dita në ditë. Pak minuta më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 174 persona janë të infektuar në Shqipëri me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. Ndërkohë që 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

J.V/Dosja.al

Shto Koment