Politike

COVID-19/ Meta thirrje qeverisë për biznesin: Të shtohet mbështetja për të lehtësuar kostot e mbijetesës

Meta i bën thirrje qeverisë që të mbështesë biznesin, pasi ndodhet në vështirësi në këtë kohë pandemie.
Featured image of article: COVID-19/ Meta thirrje qeverisë për biznesin: Të shtohet mbështetja për të lehtësuar kostot e mbijetesës Edi Rama dhe Ilir Meta

Tiranë- Presidenti i vendit, Ilir Meta i bën thirrje qeverisë që të mbështesë biznesin, pasi ndodhet në vështirësi për shkak të pandemisë COVID-19. Përmes një mesazhi në “Facebook’ Meta thotë se ndihma ndaj këtyre bizneseve do t’i ndihmonte ato për të lehtësuar kostot e mbijetesës dhe vazhdimësisë të tij në këto momente.

“Ndërsa duhet rritur efikasiteti i përpjekjeve për mbajtjen nën kontroll të pandemisë në mënyrë që të mos shkojnë dëm sakrificat e deritanishme, është e qartë se duhen shtuar në mënyrën më përfshirëse dhe pozitive përpjekjet për të mbështetur biznesin për të lehtësuar kostot e mbijetesës dhe vazhdimësisë të tij në këto momente.”, shkruan Meta, teksa ka shpërndarë një artikull të ish-zv.ministres se Financave, Irena Beqiraj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Së fundmi, kryeministri Edi Rama  ka bërë me dije se do të ketë një paketë të re ekonomike, ku do zgjerohen bizneset që do përfitojnë pagë lufte nga qeveria. Ndërsa sot kreu i qeverisë ka deklaruar  se do të ketë një bonus lufte edhe për qeradhënësit që nuk kanë të ardhura të tjera veç qerasë. Po kështu, bonus do të ketë edhe për individët që u është pamundësuar puna në kompani e ndërmarrje me xhiro mbi 140.000 lekë në vit.

J.V/Dosja.al

Shto Koment