Bota

Covid-19 në Britani/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 115 viktima

Shëndeti Publik në Angli regjistroi 108 vdekje në spitale, Uellsi 5 vdekje të reja në të gjitha mjediset, ndërsa Skocia dhe Irlanda Veriore regjistruan nga një secila.
Featured image of article: Covid-19 në Britani/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 115 viktima Foto ilustruese

BRITANI- Autoritetet shëndetësore në britani kanë njoftuar se ditën e sotme në vend janë regjistruar 115 vdekje nga Covid-19 dhe deri më tani numri në totall i të vdekurve ka shkuar në 38,604.

Shëndeti Publik në Angli regjistroi 108 vdekje në spitale, Uellsi 5 vdekje të reja në të gjitha mjediset, ndërsa Skocia dhe Irlanda Veriore regjistruan nga një secila.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ka një rritje të numri të jetëve të humbura kjo pasi plazhet dhe parqet u mbushën me mijëra britanikë duke përfituar nga moti i nxehtë, në ditën e parë të lehtësimit të masave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por sipas të dhënave ende nuk është bërë publike numri i rasteve të reja ndërkohë Britani që nga fillimi i pandemisë nuk ka raportuar për të shëruar në vend.

Burimi: Daily Mail

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment