Aktualitet

Covid-19/ Majlinda Bregu: Nevojitet një korridor për transportin e mallrave dhe ilaçeve, një kamion mbeti i bllokuar për 20 orë në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë

Kjo intervistë e Bregut, vjen pas vendimit të BE, e cila për eksportin e pajisjeve mjekësore jashtë vendeve anëtare, kërkon një autorizim të veçantë.
Featured image of article: Covid-19/ Majlinda Bregu: Nevojitet një korridor për transportin e mallrave dhe ilaçeve, një kamion mbeti i bllokuar për 20 orë në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë Majlinda Bregu

Tiranë- Në krye të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka shpjeguar në një lidhje në “Opinion” rëndësinë e bashkëpunimit të rajonit në fushën e shkëmbimit të mallrave, veçaërisht në pajisjet mjekësore dhe produktet ushqimore. Kjo intervistë e Bregut, vjen pas vendimit të BE, e cila për eksportin e pajisjeve mjekësore jashtë vendeve anëtare, kërkon një autorizim të veçantë.

“Një vendi që nuk është vend anëtar i BE nuk i ndalohet eksporti por duhet të kërkojë një autorizim nëse i duhen pajisje mjekësore. Duke qenë se situata me pandeminë nuk është në nivelin më të lartë, ka rëndësi dhe ka nevojë të mbahet një korridor sanitar, për mallrat, ilaçet dhe pajisjet mjekësore. Radhët janë me 50 km dhe më shumë sot edhe mes vendeve anëtare. Kemi parasyh që ndajmë 18 pika kufittare me BE dhe 14 me njëri-tjetrin. Informacioni i fundit, është se në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë, një kamioni i është dashur më shumë se 20 orë, aq më teër që sistemi nuk është i unifikuar. Për të krijuar një sistem të unifikuar, për t’ju dhënë një korridor jeshil kamionëve me ushqime dhe pajisje mjekësore apo për të shmangur edhe kontrolloin sanitar që është pika dekikate që vonon kalimin, ne kemi filluar qysh dje një process konsultimi.  Kemi kërkuar me të gjitha vendet e rajonit mundësinë e  një trajektoreje jo vetëm të mundëismit por edhe lehtësimit. Problemi kryesr është në kufirin kur hyn në vendet tona. Në Bosnjë është vetëm një pikë që bën kontrollin e hyrjes. Të krijojmë mundësinë që nëse kontrolli është bërë në një nga vendet e BE të ketë një shenjë që të mos bëhet kontrolli sërish. Të mos ketë pengesa për mallrat jetike dhe pajisjet mjekësore. Ajo për çfarë do të kenë nevojë shumë shpejt vendet tona, është një përllogaritje e kostove që do t’ju kushtojë kjo krizë dhe kjo pandemi. Nëse ka një parashikim që vetë BE të shkojë në recenison 2 deri në 10 përqind imagjinoni si do të jetë situatë nëse nuk mendojmë për këtë pjesë të lehtësimit të problemeve që do të jenë të ndjeshme në rajon”, tha Bregu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Opinion.al

J.V/Dosja.al

Shto Koment