Bota

Covid-19 ka “gjunjëzuar” botën/ Këto kompani do të punojnë nga shtëpia deri në vitin 2021, ose përgjithmonë

Disa punonjës nuk do të kthehen në zyrat e tyre të paktën në 2021, ndërsa të tjerë, mund të mos e shohin për një kohë të gjatë zyrën e tyre.
Featured image of article: Covid-19 ka “gjunjëzuar” botën/ Këto kompani do të punojnë nga shtëpia deri në vitin 2021, ose përgjithmonë Foto ilustruese

SHBA– Në një kohë që koronavirusi vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara, kompanitë kanë rënë dakord që punonjësit e tyre të vazhdojnë punën deri në 2021, ndërsa kompani  të tjera rishikojnë planet e tyre për t’u rikthyer në zyrë.

Disa punonjës nuk do të kthehen në zyrat e tyre të paktën në 2021, ndërsa të tjerë, mund të mos e shohin për një kohë të gjatë zyrën e tyre.

Twitter, filloi gjithçka në mes të majit kur njoftoi se disa nga punonjësit e tij mund të punonin gjithmonë nga shtëpia. Dhe vetëm javën e fundit, Google njoftoi se punonjësit e saj do të punojnë nga shtëpia deri në 2021.

“Unë shpresoj që kjo do t’ju ofrojë fleksibilitetin për të cilin keni nevojë për të balancuar punën me kujdesin për veten dhe të dashurit tuaj përgjatë 12 muajve të ardhshëm.”- ka shkruar presidenti i Google Sundar Pichai në një memo drejtuar punonjësve.

Këto vendime vijnë në një kohë kur kujdesi i fëmijëve, edukimi dhe shqetësimet e sigurisë vazhdojnë të rritet. Me shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor të mbyllura.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë përveç google, punën nga shtëpia deri në 2021 e kanë njoftuar edhe kompani të tjera si Universal Music Group, Warner Music Group, Sony Music, korporata Amazon.

Ndërsa facebook, twitter, square, shopify i kanë thënë tashmë punonjësve të tyre se mund edhe të mos kthehen më kurrë në zyra.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Shto Koment