Bota

COVID-19/ Italia zgjat kufizimet deri më 7 shtator

Ndërkohëmaskat do të jenë të detyrueshme të vendosen në vende publike po ashtu, njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë distancën fizike nga njëri-tjetri dhe tubimet e mëdha mbeten të ndaluara.
Featured image of article: COVID-19/ Italia zgjat kufizimet deri më 7 shtator Giuseppe Conte

ITALI- Qeveria italiane  ditën e sotmë ka njoftuar se masat kufizuese për parandalimin e  koronavirusit do të zgjaten deri më 7 shtator.

Mediat bëjnë të ditur se dekreti është  lëshuar nga kabineti i kryeministrit Giuseppe Conte. Ndërkohë  maskat do të jenë të detyrueshme të vendosen në vende publike po ashtu, njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë distancën fizike nga njëri-tjetri dhe tubimet e mëdha mbeten të ndaluara.

Në dekret thuhet se anijet do të lejohen të lundrojnë pas 15 shtatorit por do të respektojnë rregullat e higjenës në bordet e tyre. Mësohet se që nga 1 shtatori , panairet tregtare do të lejohen të hapen përsëri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Italia është një nga vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit ku deri më tani janë regjistruar 35, 190 viktima dhe  249,756 të infektuar.

Burimi: ilsole24ore.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment